• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabulit, ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa personave.


Ishte shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023.


Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin bombardimin, por dega rajonale e grupit të Shtetit Islamik ka intensifikuar sulmet që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shpërthimi i mëngjesit të së dielës la disa të vdekur dhe të plagosur. Ai nuk dha shifra të sakta për viktimat ose informacione të mëtejshme rreth sulmit. /LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.