• |
ide | kryesore

Ardit Çuni reagon pas finales së “DWTS”

Paparazzi, Slider



Ardit Çuni  ka reaguar pas finales së ‘Dancing With The Stars’ ku triumfoi blogerja Sara Hoxha.

Në një shkrim në Instastory Ardit fillimisht ka falenderuar fansat dhe publikun që  e ka mbështetur. Gjithashtu ai ka falenderuar publikisht dy anëtarët e jurisë, Dalina Buzi dhe Armand Peza.

“Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Faleminderit nga zemra publikut që çdo javë me komente, me mesazhe ka treguar që më do dhe më mbështet. Që sinqeriteti në ekran duhet dhe vlerësohet akoma. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krah e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është më mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë”, shkroi artisti. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/02/sara-hoxha-shpallet-fituese-e-dancing-with-the-stars/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *