• |
ide | kryesore

Bebe Rexha kryeson në Spotify

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtarja ka zbuluar se bashkëpunimi i saj i fundit me David Guetta, “I’m Good(Blue)” kryeson në renditjen botërore të Spotify.

“6863 milionë dëgjime të kësaj kënge janë regjistruar në platformë duke marrë vendin e parë në këngët më të pëlqyera. “1 në Global Spotify! Mirënjohese për secilin dhe çdokënd prej jush! Faleminderit shumë! E bekuar që ju kam! 2023, vazhdojmë!”, shkroi Bebe. I’m Good” është bashkëpunimi i saj i katërt me David Guetta pas “Say my name”, “Family” dhe “Hey Mama”.

Në Billboard 100, “I’m Good” është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas Rihanna-n me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Rikujtojmë se në nëntor Bebe u nominua gjithashtu për “Grammy Awards 2023”. Ajo u nominua për bashkëpunimin konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike. Le të shkojmë” tha ajo në video ku ndante lajmin. Shfaqja do të mbahet në Crypto.com Arena të Los Anxhelosit më 5 shkurt./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/11/24/bebe-rexha-me-tone-te-ashpra-drejt-katarit/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *