• |
ide | kryesore

Guardiola habit tifozët e Manchester City: “Ja si i zgjedh 11 titullarët, nuk është e thjeshtë”

-Instant, Sport
Guardiola



Pep Guardiola ka zbuluar mënyrën e pazakontë se si e zgjedh 11-shen titullare të Manchester City. Me një skuadër kaq të talentuar dhe të klasit botëror nuk është shumë e lehtë të bësh zgjedhje. Në fakt, trajneri katalanas duhet të lërë gjithmonë në stol një numër yjesh dhe kampionësh. Ish-tekniku i Barcelonës, megjithatë, ka një sekret. Kriteri kryesor i tij i përzgjedhjes është gjuha e trupit të lojtarëve në stërvitje.

Manchester City barazoi 1-1 ndaj Everton në Etihad Stadium dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë. Pas avantazhit fillestar të nënshkruar nga Haaland, barazoi rezultatin Demarai Grey duke shkatërruar festën e Citizens. Pavarësisht barazimit zhgënjyes, Guardiola komplimentoi skuadrën e tij. Tekniku, megjithatë, nënvizoi se nëse gjërat nuk shkojnë siç pritej në muajt e ardhshëm, ai do të largohej nga klubi: “Në momentin që ndjej se diçka nuk shkon, unë jap dorëheqjen. Nuk do të qëndroj këtu në Angli siç bënë Ferguson dhe Ëenger. Kontrata deri në vitin 2025 është vetëm një copë letër”.

GJUHA E TRUPIT

Guardiola, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, zbuloi gjithashtu se si zgjedh 11-shen titullare çdo javë. Për të ka dy aspekte kryesore, humori dhe gjuha e trupit të lojtarëve të tij: “Duhet të luajmë me 11, nuk mund të luajmë me 13 dhe çdo herë e kam të vështirë të zgjedh. Kjo sepse në çdo rast disa lojtarë të mirë nuk do të luajë. Kohët e fundit, ndoshta ngaqë po plakem, i kushtoj rëndësi kryesisht gjuhës së trupit, në stërvitje. Nuk mund të luash mirë kur je i pakënaqur. Ndonjëherë i zgjedh për gjuhën e trupit të tyre, bazuar në gjendjen e tyre shpirtërore të momentit”.

Lexo më tej:Video/ Manchester City ndalet në fund të vitit, duke humbur nga sytë Arsenal: ja rezultatet e Premier League

Gjuha e trupit është një nga faktorët më të rëndësishëm, por ndonjëherë nuk mjafton: “Ky faktor është një nga më të rëndësishmit në përcaktimin e përbërjes së skuadrës. Falë kësaj e di sa të mirë do të jenë kur vjen puna për të zbritur në fushë. Herë të tjera gjuha e trupit nuk është e mirë dhe në këtë kuptim bëhet më komplekse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *