• |
ide | kryesore

Iran, festë me femra dhe alkool në natën e Vitit të Ri: arrestohen futbollistët

-Instant, Sport
alkool



Disa futbollistë në aktivitet dhe disa ish-futbollistë u arrestuan mbrëmë në Damavand, pranë kryeqytetit iranian. Sipas asaj që mësohet ata janë pjesë e një prej klubeve kryesore të Teheranit. Faji i tyre ishte se morën pjesë në një festë private në natën e Vitit të Ri ku kishte edhe femra e është konsumuar alkool. Kjo është raportuar nga agjencia iraniane Tasnim. Për më tepër ata kanë shtuar se “disa prej tyre ishin në gjendje anormale për shkak se kishin konsumuar alkool”. Sipas raportimeve, policia ka ndërhyrë pas denoncimit të fqinjëve. Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, në Iran është e ndaluar të marrësh pjesë në festa të përziera, me burra dhe gra. Natyrisht, në vendin islamik është i ndaluar edhe konsumi i pijeve alkoolike.

Lexo më tej: Ghafouri arrestohet për ‘propagandë kundër Shtetit’: lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

Ligji iranian ndalon konsumimin dhe shitjen e alkoolit. Kështu që, gjyqësori iranian i konsideron festat e natës si një shembull të “anormalitetit shoqëror dhe korrupsionit”. Nuk dihet ende se cilët janë lojtarët e arrestuar, por ngjarja është në vazhdën e situatës konfliktuale që ka përfshirë Iranin. Të shumta kanë qenë protestat kundër regjimit dhe po ashtu edhe reagimet e pushtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *