• |
ide | kryesore

Meghan Markle së shpejti një libër për familjen mbretërore

Paparazzi, Slider
Meghan Markle



Në ditët në vijim do të botohet libri “Spare”, në të cilin Princ Harry rrëfen sesi ka qenë jeta e tij si djali i Princeshës Diana dhe tani mbreti Charles III.

Por përveç kësaj, gruaja e Harry-t, Meghan Markle, po përgatit gjithashtu një libër me kujtimet e saj, në të cilin, sipas një burimi për Daily Mail, ajo do të flasë pë raportin me familjen mbretërore.

Pas dokumentarit të Netflix ‘Harry & Meghan’, , ‘Spare’ pritet t’i hedhë benzinë zjarrit dhe të shtojë polemikat. Tani, me thashethemet për një biografi të supozuar të Meghan, familja mbretërore pritet të jetë më mbrojtëse se kurrë. Libri do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që Meghan dhe Harry nënshkruan në 2012 me botuesin Penguin Random House. Për ‘Spare’ raportohet jozyrtarisht se Harry mund të marrë 20 milionë dollarë. Por ende nuk dihet se sa mund të fitonte Markle për autobiografinë e saj.

Sipas një agjenti të Hollivudit, do të ishte një gjë e rrallë nëse Meghan nuk do të publikonte një libër me kujtimet e saj. “Do të më dukej befasuese nëse Meghan nuk do ta publikonte historinë e saj, për të qenë i sinqertë. Nëse ajo ushqen ambicie politike, do të kishte edhe më shumë kuptim,” shtoi burimi. Meghan është një mbështetëse demokrate dhe është afruar me figura të shquara politike në SHBA, si familja Kennedy. Në dhjetor cifti morën një çmim nga organizata jofitimprurëse Robert F. Kennedy Human Rights./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/27/dhurata-e-meghan-markle-per-princ-william/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *