• |
ide | kryesore

Sara Hoxha shpallet fituese e “Dancing With The Stars”

F1, Paparazzi



Sara Hoxha dhe partneri i saj, balerini Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel. Dyshja fitoi kupën e artë si dhe cmimin prej 50 mijë eurosh. Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Dani.

“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën. Falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula,  Poin që ishte frymëzimi im”, u shpreh Sara.

Prezent në spektakël për të mbështetur blogeren ishte partneri i saj Ledri Vula si dhe nëna e tij, Xheri. Më herët gjatë shfaqjes Hoxha ka folur për  për kohën kur shkoi nuse në Kosovë.

“Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë. Prindërit e mi ishin në Gjermani ashtu si dhe vëllai, aty jetojnë akoma. Ua ndjeja shumë mungesën. Më shumë ndihesha keq për mamin dhe babin se bënë një sakrificë shumë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje. Më përlot fakti se ato i merr shumë malli për mua dhe që nuk më kanë afër.

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur. Shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, tregoi Hoxha./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *