• |
ide | kryesore

“Tottenham, për titull? Një çmenduri”. Conte tërbon tifozët e Spurs: “Vendi i katërt një mrekulli”

-Instant, Sport
Conte



Një pikë në dy ndeshje për Tottenham, që mbetet në luftë të plotë për zonën Champions, por Antonio Conte ushtron presion mbi ambjentin: “Do të duhej një mrekulli si e vitit të kaluar për të përfunduar të katërtët. Maksimumi mund të luftojmë për vendin e pestë. Në fillim të sezonit na vendosën ndër pretendentët për kampionatin, gjë që ishte një çmenduri”.

Trajneri italian kërkon kohë dhe durim: “Për t’u bërë një skuadër që mund të luftojë për titullin, duhet një bazë prej 14-15 lojtarësh të fortë. Atyre duhet t’i shtosh nja dy lojtarë çdo vit, duke investuar 50-70 milionë. Por ky është një proces për të cilin kërkon kohë dhe durim. Njerëzit mendojnë se vjen dhe fiton, por nuk është kështu. Vlen vetëm për ekipet që kanë fituar në të kaluarën dhe janë mësuar të luftojnë për objektiva të mëdha. Unë i kuptoj tifozët që thonë ‘kemi qenë të duruar për një kohë të gjatë’, por kjo është situata. Nëse doni të dini të vërtetën, kjo është e vërteta.”

Lexo më tej: Video/ Tottenham e nis keq vitin: Conte mposhtet 0-2 nga Aston Villa e Emery

“Politika e klubit tonë duhet të jetë shumë e qartë. Në fillim të sezonit thashë se mund të jemi konkurrues. Por duhet të kemi parasysh se ka ekipe që investojnë 200-300 milionë, me politika shumë të ndryshme”, shpjegoi Conte pas humbjes kundër Aston Villas. “Vitin e kaluar bëmë një mrekulli sepse luajtëm vetëm një turne dhe 12-13 titullarët luajtën 15 ndeshje rresht pa u prekur nga dëmtimet. Bëmë një mrekulli, por e dija shumë mirë se cila ishte situata reale.”

Megjithatë, ish-trajneri i Italisë, Juventus e Inter premton gjithësesi betejë të fortë: “Nuk kam frikë. Besoj në punën time, besoj te lojtarët. Mjafton që të mos më kërkojnë gjëra që nuk mund t’i premtoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *