• |
ide | kryesore

Video/ Tre gola të anuluar me VAR, Liverpool rrëzohet në Brentford: Klopp jashtë zonës europiane

-Instant, Sport, Video
Brentford



Pas katër fitoreve radhazi vjen një humbje e bujshme për Liverpool në Premier League. Skuadra e Klopp u shemb 3-1 në Brentford, duke humbur kështu parakalimin ndaj Tottenham të Antonio Conte. Spurs për momentin janë në vendin e pestë, që vlen zonën e Europës. Autogoli i Konatè dhe golat e Wissa dhe Mbeumo rrëzuan Reds në transfertë, ndërsa goli i Oxlande-Chamberlain ishte i kotë. Brentford është i shtati vetëm dy pikë nga Liverpool.

Një Brentford në formë të shkëlqyer i dha fund serisë pozitive të Reds, duke iu afruar në distancë parakalimi. Të besuarit e Frank imponohen 3-1 dhe fluturojnë në vendin e shtatë, dy pikë pas ekipit të Klopp. Liverpool, nga ana tjetër, ishte i paaftë për të rrëmbyer fitoren e pestë radhazi. Do të ishte mundësia për të marrë vendin e pestë, me parakalimin ndaj Tottenham. Ndeshje me emocione të pafund me arbitrin dhe VAR protagonistë të mëdhenj. Ishte autogoli i Konatè që i kaloi vendasir përpara në minutën e 19. Më pas në minutën e 26 Wissa dyfishoi rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 40 situata përsëritet, por këtë herë ishte Ben Mee ai që kapet në pozicion të parregullt. Megjithatë kaluan vetëm dy minuta dhe tentativa e tretë është e vlefshme. Përsëri Wissa dhe Brentford dyfishoi rezultatin.

Fillimi i pjesës së dytë pa reagimin e Liverpool dhe një situatë fotokopjeje, por me anë të përmbysura. Në minutën e 48 gol i anuluar për Reds për pozicion jashtë loje të Nunez. Dy minuta më vonë erdhi goli i rregullt nga Oxlande-Chamberlain dhe miqtë shkurtuan distancat. Skuadra e Klopp beson te rikuperimi dhe nxitoi përpara për të barazuar. Katër minuta nga fundi Brentford goditi në kundërsulm duke fiksuar trisin që mbylli ndeshjen me Mbeumo.



1 Comment

  1. pirdh pirdh

    emrat ndryshojne
    rolet mbetet te njejta

    sivjet arsenali beni rolin e konkurentit per kampion
    ndersa liverpuli ate per te hyre ne evrope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *