• |
ide | kryesore

Votimi në OKB/ Shqipëria në anë të Izraelit dhe SHBA për konfliktin në Palestinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Është konsideruar një fitore e vogël e Palestines votimi i funddhjetorit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sipas të cilit Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) duhet të japë një opinion mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.

Votimi paraqet një sfidë për kryeministrin e sapozgjedhur të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili u votua nga parti që mbrojnë aneksimin e tokave të okupuara të Bregut Perëndimor.

“Ka ardhur koha që Izraeli të jetë një shtet që i nënshtrohet ligjit dhe të mbahet përgjegjës për krimet e tij të vazhdueshme kundër popullit tonë,” tha zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Zyrtarët izraelitë e dënuan votimin të cilin e konsideruan një “fitore të diplomacisë palestineze”.

87 anëtarë shtete votuan Pro.

26 të tjerë votuan Kundër. Mes tyre Izraeli, Shtetet e Bashkuara.

53 shtete abstenuan.

Çfarë qëndrimi mbajti Shqipëria?

Shqipëria votoi kundër kërkesës që u propozua nga Palestina. Vendi ynë u rreshtua në krah të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër kërkesës për të vënë në lëvizje Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për okupimin e Bregut Perëndimor.

Tabela e votimit në OKB për okupimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor

Në tabelën që tregon rezultatin e votimit, Shqipëria është rreshtuar jo vetëm krah Izraelit, por edhe përkrah Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë apo Italisë.

Bie në sy fakti se Shqipëria është i vetmi vend me shumicë myslimane që doli kundër propozimit të Palestinës. Njëkohësisht, Shqipëria është edhe i vetmi vend anëtar i Organizatës për Bashkëpunimin Islam që votoi pro Izraelit në këtë rast.

Takimi i Edi Ramës me kryeministrin izraelit Yair Lapid në Jeruzalem, Tetor 2022

Pak muaj më parë, kryeministri Rama kreu një vizitë në Izrael, ku zhvilloi një takim me kryeministrin e atëhershëm Yair Lapid. Qeveria izraelite premtoi ndihmë në sigurinë kibernetike, pas sulmit të hakerave iranianë në sistemet kompjuterike të vendit tonë.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020 kur u lajmërua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëra-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike. Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Lexo edhe: Shqipëria votë pro Palestinës në OKB

Lexo edhe: Votat në OKB/ A ishte një gafë vendimi i Ramës dhe Bushatit?

Lexo edhe: Vota e Shqipërisë në OKB, të gjithë kundër Ramës

Vota e Shqipërisë kundër SHBA në vitin 2017

Shqipëria gjendet shpesh në pozitë të vështirë kur votohet në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, për shkak të përplasjeve mes aleatëve. Në vitin 2017, Shqipëria votoi pro rezolutës që hartoi Turqia, për të dënuar zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Votimi u shoqërua me kërcënimet e Trump për ndërprerjen e ndihmave në miliona dollarë për disa vende që votuan kundër, por edhe me falenderimet e Erdogan. Atëherë opozita e kritikoi ashpër qëndrimin e Ramës.

Në qershor të 2022, Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, falë lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte hera e parë që vendi ynë mbajti këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Okupimi i Bregut Perëndimor nga Izrali

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor – zona ku palestinezët duan të ndërtojnë një shtet – në luftën e vitit 1967. Bisedimet e paqes u ndërprenë në vitin 2014.

Palestinezët kanë sundim të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemi Lindor u aneksua nga Izraeli në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht. Vendbanimet e tij në ato territore konsiderohen të paligjshme nga shumica e vendeve, një pikëpamje që Izraeli e kundërshton duke përmendur lidhjet biblike dhe historike me tokën, si dhe sigurinë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi GJND-së të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore të “pushtimit, vendbanimit dhe aneksimit të Izraelit … duke përfshirë masat që synojnë ndryshimin e përbërjes demografike, karakterit dhe statusit të Qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit, dhe nga miratimi i tij të legjislacionit dhe masave diskriminuese përkatëse.”

Qeveria e re izraelite është zotuar të forcojë vendbanimet e saj në Bregun Perëndimor, por Netanyahu nuk ka dhënë asnjë tregues për ndonjë hap të afërt drejt aneksimit të tyre.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me bazë në Hagë, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, është gjykata më e lartë e OKB-së që merret me mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë të detyrueshme, megjithëse gjykata nuk ka fuqi zbatuese./Lapsi.al



28 Comments

    1. Po c’palestineze o i zi?! Palestina eshte emri i vjeter Romak i territoreve te banuara nga Hebrenjte.

      Ata qe ju quani sot Palestineze jane thjesht Jordaneze qe banojne ne territoret historike Hebrehe dhe qe jane perdorur si vegel nga udheheqesit Arab per te mbajtur pushtetin duke i fryre urrejtjes ndaj Hebrenjeve.

      1. Nëse do ti referohemi historisë së para dymijë viteve, Izraeli është atdheu i Jezu Krishtit por ështe edhe atdheu i Judës o palocaro.
        Nëse do ti referoheshim historië së para dymijë e më shumë vitesh, gadishulli ku jetojmë ishte i populluar kryesisht nga fise iliro thrakase e quhej Gadishulli ilirik, nuk quhej as grek e as sllav të cilët janë të ardhur në këtë gadishull.
        Nëse do të niseshim nga ky “fakt historik”, ne shqiptarët do të ishim “në anën e duhur” që tju zbonim ju grekëve e sllavëve nga gadishulli i ilirëve nga të cilët e kemi prejardhjen
        Në “Botën e Re”, emër me të cilin njihen dy pjesët e kontinentit amerikan, ai i veriut dhe i jugut, para rreth 600 viteve nuk kishte asnjë person me origjinë nga kontinentet e tjera, por vetëm fise vendase të ngjashëm me banorët e hershëm të ishujve polinezianë.
        Sot në të dy pjesët e kontinenteve amerikane, dominon popullsia me prejardhje europiane (kryesisht angleze e spanjolle) por edhe nga të gjitha viset e tjera të planetit.
        A mos do të ishin “në anën e duhur” banorët e vjetër autoktonë që Kolombi gabimisht i quajti indianë, që ti zbonin nga trojet e tyre të lashta të gjithë rracat e etnitetet e huaja, për të ndërtuar shtetet e tyre etnike në bazë të fiseve antike autoktone ?
        Sëfundi o palocaro, ndonëse përpiqesh të dukesh një shqipfolës i “lëçitur”, vërej se bën një gabim tepër të trashë si të gjithë gjysëm analfabetët që mbiemrat i shkruan me gërmë të madhe , njëlloj si emrat.
        Mëso pra se në gjuhën shqipe , po edhe në shumë gjuhë të tjera, nuk shkruhen mbiemrat që përcaktojnë etnitetet me gërmë të madhe, por vetëm emrat e kontinenteve e shteteve apo qytete, pasi quhen emra të përveçëm.
        Emri Roma, është emër i përveçëm pasi bëhet fjalë për një qytet, por nuk shkruhet me R të madhe mbiemri cilësor “romak
        , Mbiemri grek që ke vënë si pseudonim, është një përzgjedhje provokuese prej rrugaçi injorant, e nuk duhet me e nis me gërmë të madhe, pasi nuk është emër i përveçëm sepse të tillë si ti ka me mijra veçanërisht në Greqi.

          1. S’ka lidhje fare. Zakonisht gjuha shkon tek dhembi qe dhemb, keshtu ka me teper gjasa te jesh ti e se njejtes kategori me zoterine qe permende.

        1. Ca the ti tani se s’e kapa mire? Qe historine e bejne faktet, jo historia?!

          E pra fakt eshte se qe nga 14 Maji i vitit 1948 eshte shpallur Shteti i Izraelit qe i ka mbrojtur territoret e veta me luften e popullit te tij e madje edhe i ka zgjeruar e leshuar, (Gadishulli i Sinajit), kur ka dashur.

          Kaq.

          Faleminderit.

        1. Nuk ka nevoje te mallkosh si kunder-pergjigje ndaj nje mallkimi.

          Mallkimi i kthehet atij qe e ben.

          Universi vete-balancohet.

          Keshtu qe leri keta qe mallkojne pa dogane te mallkojne veten.

    2. Mire ja u bejne ketyre legenave arabe qe nuk e njohin Kosoven, e pastaj vjen çudia kosovare qe bien me musulman se arabet vete, e qe mbajne lidhje te ngushta me kleriket islamiste arabe! Turpi… per ty Kosove!

    3. qetesohu, dhe pi 10 pika haloperidol..Mos u merakos, se neser do shkosh tek posta te marresh pensionin e invalidit mendor

    1. çifutet nuk na kane pushtuar ne. çifutet kane njohur kosoven, ndersa palestina eshte mike me Serbine..i bie qe fisqiri je ti

      1. o fisqir po flasim per parim

        serbi goditi kosoven ashtu si izreeli kari godet palestinen

        kaq o fisqir nuk e kupton dot

        1. Jo o cope mishi. Arabet i rrisin femjet me urrejtje per Hebrenjte ashtu si Serbet rrisin femijet e tyre. Arabet jane Shoviniste si Serbet.

          Arabet=Serbe

          Hebrenjte=Kosovare

          1. Po ca na lodh neve me izraelin.
            Kjo eshte e barasvlefshme me perkrahejne e Serbise qe disa shtet i bejne ne rapport me gjenocidin ne Kosove.
            Edhe israhelli perdite vret femije te pafajshem.

            Turp te kete Rama dhe kushdoqeter qe perkrah pushtuesin terrroristet Zioniste.

            Rama e ka humbur voten time.
            Hipokrizia e huaj doli ne mejdan.

  1. ne Shqiperi nuk ka me prej kohesh shumice myslimane, nuk mund te kete shumice myslimane ku pjesa me e madhe e popullates feston Krishtlindjet.

  2. Kush dhe pse kane frike nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, nderkohe qe nje Gjykate speciale ne Hage mban ende pa gjykuar udhehesesit e UÇK dhe Rama jep shfaqje ne Keshillin e Europes per Thaçin?!

    Piruetat diplomatike dhe mungesa e parimeve ne politiken e jashtme jane ne dem te Shqiperise, Kosoves dhe mbare shqiptareve si komb.

    Mbi 50 vende abstenuan…

  3. Me vjen shume keq qe ka kaq shume sharje ne kete artikull.
    Nuk e di a jeni njerez apo ca jeni?
    Pse nuk vrisni veten me mire mqnse vetem shani dhe vetem ankoheni?
    Na beni nje nder dhe ne te tjereve

  4. Kush jeni ju te tjeret?!
    Nese nuk duroni te bashkejetoni me ata qe mendojne ndryshe, ju mbetet juve te vrisni veten…

  5. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

    1. Rama eshte cifut me origjine nga e jema sepse gjyshja e Rames eshte cifute nga bullgaria. Rama eshte nje rrobqir qe duhet varur ne cengel nga vrima e bythes. Enver Hoxha ishte burre shteti qe urrente Zioniatet dhe plehrat qe i sherbenin atyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *