• |
ide | kryesore

Historia e vrasjeve për drogën/ Në pranga Albano Velo që mori hak për kunatin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy javë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, policia arrestoi Albano Velon, kunatin e Aleksandër Sadikajt që u vra nga shpërthimi i tritolit pranë TEG në qershor të vitit të kaluar.

Nga hetimet ka dalë se për 6 muaj, Albano Velo së bashku me një person tjetër ka planifikuar hakmarrjen për vrasjen e kunatit të tij dhe në mbrëmjen e 16 Dhjetorit ka ekzekutuar Edmond Papën në Tiranë.

30-vjeçari është nga Këlcyra dhe u arrestua në Rinas, kur sapo ishte kthyer nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Dyshimet janë se Papa u ndoq këmba-këmbës nga Velo dhe një person tjetër, një 44-vjeçar i identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.

Edmond Papa u vra pranë një lokali në Selitë. Në momentin e krimit ai tentoi të godasë vrasësin me çfarë ka mundur, por u qëllua për vdekje nga 9 plumba.

Gjykata e ka lënë në burg Alban Velajn, i cili ka mohuar autorësinë e vrasjes.

Lexo edhe: “Vriti të gjithë, mos lër njeri të iki”, zbardhen përgjimet e Aleksandër Sadikajt

Lexo edhe: Hetimet/ Aleksandër Sadikaj u eliminua nga vrasës profesionistë

Lexo edhe: Detaje të reja/ Çfarë fiksuan kamerat për vrasjen e Edmond Papës

Momenti pas shpërthimit të makinës së Armando Sadikajt në qershor

Zanafilla e konfliktit

Ende janë të paverifikuara motivet nga të cilat lindi konflikti për vrasjet e Armando Sadikajt dhe Edmond Papës. Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe zhdukja e 700 kilogramëve hashash është përmendur nga mediat greke si shkak i ekzekutimeve në Tiranë.

Po sipas mediave greke, pjesë e të njëjtës histori konflikti është edhe vrasja e dyfishtë që ndodhi në Athinë disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja.

Si u vranë Armando Sadikaj dhe Edmond Papa

27-vjeçari Sadikaj që u vra me shpërthim tritoli menaxhonte një fermë kuajsh në Memaliaj. Ai kishte një shtëpi në Tiranë dhe ka qenë i skeduar për vjedhje, kundërshtim të forcave të policisë dhe plagosje. Ekzekutimi i tij ndodhi në pjesën lindore të unazës, pasi autorët e kishin ndjekur dhe e shpërthyen mjetin e tij në dalje të Tiranës.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Ai ndodhej në Tiranë për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Në momentin që po qëndronte në lokal, pranë tij u afruan dy persona që e qëlluan me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Papa ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë./Lapsi.al



11 Comments

  1. Nje ane te mire ka ende ne Shqiperi me keto larjet e hesapeve per ceshtje trafiku droge: nuk vriten te pafajshem. Se andej nga Meksika e Kolumbia e Ekuatori, behet nami. Ikin njerezit e pafajshem si miza.

    Merita per kete i shkon sigurisht Qeverise tone qe duhet ta kete bere te qarte kete vije te kuqe ne luften e saj te pameshirshme ndaj narkotrafikut, por sigurisht edhe vete narkotrafikanteve tane te cilet edhe pse kane zgjedhur te fitojne parate ne menyra esktremisht te paligjshme, zgjedhin vrases te afte per te kryer pune te tilla.

    Nuk eshte si ne kohen e Berishes qe gjuanin kot me kot vrasesit e porositur nga ca narkotrafikante te lodhur Berishiste, (madhista Berishiste): vriteshin 2-3 te pafajshme dhe shenjestra vecse plagosej.

    1. O Jorgo mund te me thuash pse ka kaq komentues psikopate Lapsi.Te kam pare qe ke argumenta ne komentet e tua kurse keto te tjeret e lidhin politikisht.
      Perse ndodh kjo,a i kane jetet e tyre shume te mjera qe shprehen keshtu ketu?

      1. Sepse shqiptari e shikon politiken si spektakel, si ndeshje futbolli. Thjesht ben tifozllek.

        Psikopatia e komenteve ketu ka pak rendesi perpara shitjes se paskrupullt te votes te cilen nuk ka varferi apo mjerim qe mund ta justifikoje. Sepse edhe varferia dhe mjerimi e kane nje vije te kuqe poshte te ciles dinjiteti njerezor nuk duhet te ulet.

        Por c’te bejme?! Me keta njerez na ka rene me e nda kete vend e me pas te njejten pashaporte qe gati-gati me vjen peshtire ta mbaj ne dore kur shoh ca fytyra te shpajfura pikave te kalimit kufitar.

    2. O jorgo shkruan si në ato tekstet e komunizmit,: në kohën e zogut ishte zi dhe në kohën e partisë ishte lumturi.

  2. shume te drejte Palikaris por hengrem mut n e 1991 dhe deshem te behemi si bota 2000 vjecare .
    Vete e hengrem dhe vete e dhjeme kete pune.Pune muti.

    Demokrat aristokrat/bum kopacja ver parate.

    1. Vella ju shqiptaret i merrni gjerat shume tragjikisht.

      Po te ishin kaq tragjike sa ju Gjermanet, (qe edhe ata kane mitet dhe tragjedite e tyre te leshit), nuk do ishin ngritur kurre pas Luftes se Pare Boterore e aq me teper pas Luftes se Dyte, qe i sakatoi e i cerkefishoi.

      Dhe meqe ra fjala, na keni care karin per ca mijra Came leshi bashkepunetore me nazizmin e asnjeri nuk flet per 3 milione gjermane boheme qe u perzune nga Cekosllovakia pas LIIB.

      Te qaheshin edhe ata sa qaheni ju…

      Por jo shkuan ne ate cope toke qe ju mbeti dhe filluan te prodhojne Mercedesat qe katnaret tuaj me leke blejne sot.

      Ju shqiptaret jetoni ne nje bote virtuale. Ju nuk jetoni jeten. Ju jetoni dicka tjeter.

      Dicka qe qe nuk eshte as shume e bukur per hir te se vertetes. Qe te jete ndonje fare modeli per t’u shitur gjetke.

      Ndaj edhe gjithe kjo keq-qenie.

      Jetoni jeten! Mesoni te jetoni perditshmerine. Filloni te rregullon krevatin kur zgjoheni. Filloni t’i thoni “Miremengjes” bashkejetuesve, komshinjve tuaj…

      Flloni ta beni revoluconin duke nisur nga jeta juaj.

      Shqiptari nuk ka lindur me brire. Shqiptari eshte ajo cfare kushtet gjeopolitike shekullore e kane bere qe te jete. Por sot keto kushte po ndryshojne. Keshtu qe edhe shqiptari do te ndryshoje pak nga pak.

      Derisa te behet njeri. Jo si individ. Se si individ eshte tashme njeri. Por si komunitet.

      1. Te verteten nuk do ta degjoj njeri.
        Ajo te tregon si je. Me finte dhe me raki mund te shtyhet por mungon dicka! Ky model nuk vjen nga ferri, nga ferri vjen bythlepirja.

  3. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *