• |
ide | kryesore

Elon Musk,personi i parë në histori që humb 200 miliardë dollarë

Paparazzi, Slider



Viti i kaluar nuk duket të ketë qenë viti më i mirë për Elon Musk pasi doli se ai humbi 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Për katër vjet ai mbajti titullin e njeriut më të pasur në botë pasi kaloi Jeff Bezos të Amazon. Por nga fundi i vitit 2022 ai ra poshtë renditjes dhe humbi titullin e personit më të pasur në botë nga Bernard Arnault.

Gjërat dukej se morën një kthesë për keq pasi ai bleu Twitter për 44 miliardë dollarë. Shumë investitorë të Tesla janë të shqetësuar se preokupimi i tij me Twitter e ka ndërprerë fokusin e tij në menaxhimin e kompanisë EV.

Aktualisht, SpaceX është kompania e tij më e vlefshme në të cilën ai ka një aksion prej 44.8 miliardë dollarësh. Ndërkohë, Tesla po u ofron blerësve amerikanë një zbritje prej 7500 dollarësh për disa nga modelet e saj. Gjithashtu kompania thuhet se po redukton prodhimin në objektin e saj në Shangai.

Musk nuk është i vetmi miliarder teknologjik, pasuria e të cilit po pakësohet.  Manjatët e teknologjisë humbën së bashku 344 miliardë paund në vitin 2022. Bill Gates; Microsoft, Jeff Bezos; Amazon, Larry Ellison i Oracle dhe Larry Page i Google kanë humbur më shumë se 180 miliardë dollarë. Ndërsa Zuckerberg dikur renditej vazhdimisht në top 10 njerëzit më të pasur në planet, ai tani është në vendin e 25-të./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/29/probleme-me-twitter-perdoruesit-sulmojne-elon-musk/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *