• |
ide | kryesore

Funerali i Pelé, sot lamtumira e fundit e familjes: proçesion nëpër rrugët e Santos dhe riti privat

-Instant, F1, Sport
funerali



Homazhet 24 orëshe në stadiumin e Santos janë gati të përfundojnë. Brazili ka mundur të shohë heroin e tij Pelé për herë të fundit. Ndërsa sot i takon familjes t’i japë lamtumirën. Funerali do të zhvillohet në një ceremoni private. Megjithatë, veç familjarëve, do të jenë pjesëmarrës edhe disa ikona të kombëtares braziliane, si Jairzinho, Rivelino dhe Gerson. Pasdite, trupi i O’Rey do të largohet nga stadiumi Urbano Caldeira (i quajtur nga të gjithë Vila Belmiro) për të nisur procesionin. Rrugëtimi i fundit nis pranë plazhit të Santos. Pastaj do të kalojë poshtë shtëpisë së nënës së tij Celeste Arantes. E vetëm atëherë do të niset drejt Nekropolit Ekumenik Memorial, ku  do të bëhet funerali i Pelé.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Ishte vetë legjenda braziliane, që vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, ai që zgjodhi vendin e tij të prehjes: “Më pëlqen struktura, si është e organizuar dhe sa e pastër është. Një vend që transmeton paqe dhe qetësi shpirtërore. Njerëzit që i vizitojnë as nuk ndihen të dëshpëruar, as nuk duket si varrezë”. Pelé kishte kërkuar gjithashtu që homazhet të mbaheshin në Vila Belmiro.

Një pafundësi njerëzish i kanë bërë homazhet e fundit Mbretit të futbollit. Trupi i Pelé u prit në stadiumin e Santos nga qindra njerëz që kishin qëndruar në radhë për më shumë se 12 orë. Arkivoli u shoqërua nga katër Harley Davidson, të cilat i hapnin rrugën makinës funerale në rrugën Anchieta. Që nga ai moment, makina të Policisë Civile, Ushtarake dhe Rrugore, si dhe nga Trupat ofensive, shoqëruan O’Rey në një udhëtim prej gati 90 km përmes Serra do Mar, që zgjati një orë e 53 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *