• |
ide | kryesore

Gjykata jep ‘arrest me burg’ për vrasjen e Edmond Papës, i dyshuari s’pranon akuzat

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg për Albano Velon, i arrestuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë. Velo ka mohuar akuzën në lidhje me atentatin. Ai dyshohet si personi që ka mbajtur nën vëzhgim Papën para ekzekutimit dhe ditën qe ndodhi vrasja. Dyshimet janë se vrasja e Papës mund të jetë si shkak i hakmarrjes, ngjarje e cila pritet të zbardhet nga policia.

30-vjeçari nga Këlcyra, Velo, mendohet se ka pritur që Papa të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën. Në 16 dhjetor ata e ekzekutuan në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *