• |
ide | kryesore

Historia/ Kur Pelè pa Stallone të luante ndryshoi fundin e filmit ‘Arratisje për fitoren’

-Instant, Sport
Stallone



4 ditë pas vdekjes së tij, për Pele vazhdohet të flitet e madje të zbulohen shumë episode të parrëfyera të karrierës së tij brenda dhe jashtë fushës. E në një intervistë për AS, këtë e ka bërë edhe Osvaldo Ardiles, ish-kampion bote me Argjentinën. Ai ndau me O’Rey setin e filmit të famshëm ‘Arratisje drejt fitores’, dhe tregoi një prapaskenë interesante mbi legjendën braziliane dhe aktorin Sylvester Stallone.

Ardiles fillimisht tregoi për gazetën spanjolle se çfarë ndodhi gjatë dhe pas setit: “Kemi kaluar një muaj e gjysmë në Budapest dhe ishte vërtet bukur. Çdo ditë kur mbaronim xhirimet nuk kishim shumë për të bërë. Kështu që fillonim të flisnim për futbollin. Ndonjëherë kjo gjë zgjaste deri në 3 të mëngjesit”, shpjegoi argjentinasi. Sigurisht në qendër të bisedave ishte O’Rey: “Natyrisht që të gjithë i bënim shumë pyetje Pelè. Ai na tregonte shumë anekdota. Ishte vërtet një kënaqësi”.

Lexo më tej: Ana e errët e Pelé/ Si e përdori diktatura legjendën e futbollit brazilian

STALLONE E FINALJA E FILMIT E NDRYSHUAR

Ish-lojtari i Tottenham më pas zbuloi një histori në lidhje me skenarin e filmit. Fundi do të ishte ndryshe, por u ndryshua me vullnetin e vetë Pele. Kjo për shkak të paaftësisë së Stallone për të luajtur futboll: “Skenari ishte që pasi priti penalltinë, që e kisha shkaktuar unë, Stallone duhej të merrte topin. Ai duhet të driblonte të gjithë gjermanët dhe të shënonte”, shpjegoi Ardiles. “Por Bobby Moore dhe Pele thanë se ishte e pamundur. Stallone nuk dinte as ta kontrollonte topin. Ishte e diel, duhej të përfundonim me çdo kusht xhirimet. Prandaj në fund u ndryshua skenari”.

Përveç gishtit të thyer të Stallone nga legjenda braziliane, vjen një tjetër episod fantastik për një film që është një kult i vërtetë për fansat e zhanrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *