• |
ide | kryesore

Hodhi foshnjen në lumë, 29-vjeçarja në Greqi ishte shtruar 10 herë në spital me skizofreni

-Instant, Lajme, Planet



Një sërë pyetjesh dhe kontradiktash janë ngritur lidhur me rastin e hedhjes së një foshnjeje në digën e lumit Aliakmonasit. Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve dhe autore është nëna. Sipas autopsisë, foshnja 11 muajshe ka ndërruar jetë nga mbytja në ujërat e akullta të lumit.

Nëna e tij 29-vjeçare thuhet se është shtruar në spital më parë, të paktën 10 herë, pasi më parë ishte diagnostikuar me skizofreni. Foshnja ka lindur jashtë martese. Babai pretendon se megjithëse ka bërë përpjekje, marrja e atësisë së foshnjes nuk është bërë i mundur për shkak të kundërshtimit të nënës dhe familjes së saj.

Gjithçka që ka ndodhur mbetet për t’u vërtetuar kur 29-vjeçarja të përballet me akuzën e rëndë të vrasjes me dashje. Ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë. E reja u shpreh autoriteteve se nuk mban mend asgjë nga akti i rëndë. Po ashtu ajo kërkon të dijë nëse ka humbur fëmijën e saj. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimeve paraprake, nëna 29-vjeçare ka shkuar në digën e Aliakmonas. Aty duket se ka hedhur në ujë foshnjën e saj dhe më pas ka shkuar për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *