• |
ide | kryesore

Kosova pritet të nisë vettingun për zyrtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas opinionit të Komisionit të Venecias, Parlamenti i Kosovës pritet të votojë në janar ndryshimet Kushtetutese për procesin e vettingut dhe Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme te zyrtareve.

“Sipas planifikimeve tona në momentin kur Kuvendi i Kosovës e voton në lexim të dytë, e presim që kjo të ndodh në janar, pra në këtë muaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që pastaj të nis edhe shkrimi i akteve nënligjore pasi ligji parasheh që brenda 6 muajve të nis hartimi i akteve nënligjore, ne mendojmë se duhet të jetë një afat pak më i shkurtër sepse kemi nevojë jashtëzakonisht shumë për këtë ligj, jam e bindur se do të arrijmë t’i finalizojmë aktet nënligjore,” tha Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se gjysma e vitit 2023 duhet t’i gjejë duke jetësuar në praktikë të dyja këto procese.

“Nëse 2021 nga marsi e tutje dhe 2022 na kanë shërbyer për të punuar koncept-dokumente për të hartuar dokumente të projektligjit, amendamentet kushtetuese qoftë për vetingun, qoftë për Byron për Konfiskim të Pasurisë unë mendoj që pjesa e dytë e 2023 do të duhej të na gjente në jetësimin e këtyre reformave. Të gjithë do të duhej të ishim me këtë qëllim që nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2023 të nis zbatimi i punëve të cilat i kemi adresuar.

Sigurisht që tashmë kjo është në dorën e Kuvendit të Kosovës dhe sigurisht që po të ishte në dorën e Ministrisë së Drejtësisë do ta shihja edhe kur mund të përfundojë, por sipas komisionit afati i tyre është 6 +6 muaj, unë uroj që të përfundojnë me 6 muaj sepse nuk ka mbetur shumë punë pasi Komisioni i Venecias na ka treguar saktë dhe strikt se si të vazhdojmë tutje, amendamentet kanë përfunduar, janë vetëm edhe disa ndryshime që duhet bërë në ligj,” thotë Haxhiu.

Për procesin e vetingut nevojitet edhe mbështetja e opozitës, për çka e para e drejtësisë konsideron se nuk ka munguar, por nga ana tjetër ka shkatuar përplasje me Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atë të prokurorisë, ashtu sic ndodhi edhe në Shqipëri.

“Problemi më i madh që ata kanë është për shkak të reformës në drejtësi, në KPK për shkak të vetingut në radhë të parë të sistemit të drejtësisë dhe sa i përket vendimit të pagave është për keqardhje qëndrimi i tyre bojkot shtetit është për keqardhje, institucionet e drejtësisë nuk janë mbi Kushtetutën e shtetin ata shumë shpesh e shohin veten që janë edhe mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin në emër të pavarësisë ata po e keqpërdorin pozicionin që po mbajnë,” thekson ajo.

Qelitë me qira për Danimarkën, është një tjetër çështje që ka shkaktuar reagime në Kosovë dhe që pritet të kalojë në kuvend së shpejti.

“Arsyeja se pse ende nuk është proceduar është për shkak se Danimarka ka qenë në proces zgjedhor dhe sipas informacioneve partia e njëjtë ka fituar mandatin dhe jemi dakorduar që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë së re ta nisim vazhdimin e procedurave…

Në kuptim të opozitës ne nuk kemi parë vërejtje sa i përket shoqërisë civile nuk kemi parë kundërshtime përveç KMDLNJ ka pasur aspekte apo propozime por jo kundërshtime…

Por, kjo marrëveshje besoj që do të shkoj në Kuvend shumë shpejt tash jemi në fazat përfundimtare gjithçka është adresuar dhe pastaj Kuvendi i Kosovës në këtë drejtim jam pak më lehtë se ai është Kuvendi që me 2/3 vendos në çoftë se dëshiron ta shtyj përpara”, shprehet ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *