• |
ide | kryesore

Vrasjα e Edmond Papës në Tiranë, autori, djali i një polici në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit
Vrasjα e Edmond Papës në Tiranë, autori, djali i një polici në Tiranë



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e Albano Velos, një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa. Velo është arrestuar nga policia shqiptare më 31 dhjetor, në aeroportin e Rinasit. Mësohet se autori është larguar nga Shqipëria drejt Francës katër ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës.

Po ashtu, Velo është djali i një efektivi policie, D. V., që punon në një nga komisariatet e Tiranës.  është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i Velos, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes. Në fotografitë e tij në rrjete sociale Velo shfaqet me armë, tufa me para e makina luksoze. 30-vjecari ishte mik me Aleksandër Sadikajn, i cili u vra në qershor të vitit 2022.

30-vjeçari nga Këlcyra,Velo, është vënë në pranga natën e ndërrimit të viteve. Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës. Para hetuesve të policisë, Albano Velo ka mohuar të qënit autori i vrasjes, por 4 ditë pas krimit u largua nga Shqipëria.

Nga kamerat e sigurisë policia ka mundur të dokumentojë se bashkëpunëtori i Velos ka parkuar makinën tip Smart në afërsi të lokalit. Pasi ka kryer ekzekutimin ai është larguar me Albano Velon me Audi A4.



1 Comment

  1. Qka ka shpia tregojn femija…!qe dot thot babi kriminel femija I tille do del.Eshte per shqetesim ,sa krminelat,hajna,drogaxhi,mashtrus te ndryshem ka ky vend…!!! ndoshta qdo I dyti,sepse edhe prindet ishin te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *