• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusia planifikon sulme të zgjatura me dronë iranianë

-Instant, Lajme, Planet
Zelenski: Forcat ukrainase kanë vrarë 21 mijë ushtarë të Wagner



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zekensky, deklaron se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur të sulmeve me dronë në një përpjekje për të demoralizuar Ukrainën.

Volodymyr Zelensky bën me dije se ka marrë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Moska do të nisë sulme të reja duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.

Deklarata e Zelenskyt vjen menjëherë pasi Ukraina kreu një sulm, ku si pasojë vrau qindra ushtarë rusë në rajonin e Donbas. Nga ana e saj Rusia tha se sulmi ukrainas vrau 63 nga trupat e saj ushtarakë, shkruan BBC. 

“Ne duhet të sigurojmë dhe do të bëjmë gjithçka për këtë që ky synim i terroristëve të dështojë si gjithë të tjerët,” tha Zelensky gjatë fjalës së tij mbrëmjen e kaluar.

Sulmet ruse të dronëve në Ukrainë janë shtuar ditët e fundit, me Moskën që ka nisur sulmet në qytete dhe termocentrale në të gjithë vendin gjatë tre netëve të fundit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *