• |
ide | kryesore

Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

-Instant, 1, Ide
andi bushati mcgonigal

Disa episode të tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti përballë presionit dhe qasjeve taktike të ndërkombëtarëve, kanë entusiazmuar kritikët e tij të paepur, po aq sa kanë ligështuar mbështetësit e vet të arsyeshëm. 


Vetëm në muajt e fundit të vitit që sapo mbyllëm, lideri i Vetëvendosjes është detyruar të bëjë zbrapsje jo të lavdishme për energjinë, dokumentat dhe targat ilegale, për mosndëshkimet e banditëve serbë që organizojnë trazira në veri, si dhe per anullimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat e bojkotuara nga Lista Serbska. Kompromisi i heshtur për lirimin nga arresti të Dejan Pantiç, policit të akuzuar për terrorizëm, të cilin policia e Kosovës u tregua e paaftë ta sillte deri në Prishtinë, është simboli më i dukshëm i këtyre lëshimeve. 


Lexo me tej:

Lirimi nga burgu i ish policit serb që po ndez Kosovën

Menjëherë pas këtij akti, u duk se kriza u zgjidh dhe kjo tërheqje e palës shqiptare e bëri Vuçiçin të urdhërojë fanatikët e vet të çlirojnë rrugët nga barrikadat.

Duhet thënë se në të tëra këto raste, qeveria e Kosovës është përballur jo vetëm me “armikun tradicional”, por edhe me padurimin, nervat e dobta dhe verbërinë, që shfaqin shpesh kancelaritë perendimore, për të sakrifikuar parimet e qëndrueshme në emër të një stabiliteti fallco, momental. Disa deklarata si ato të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Borelli, apo pezullimi i udhëtimeve drejt ShBA-së për ndonjë ministër, kanë lënë në publik shijen se, ndryshe nga aureola që ka krijuar, Kurti as po u rreziston ndërkombëtarëve, as po ruan dot me ta marrëdhënien “e mirë”, tradicionale, të liderëve që dinë ta kërrusin lehtë shpinën. 

Tim Judah: “A do të mbarojë ndonjëherë lufta e Kosovës”?

Kjo ka bërë që bashkë me këto zbrapsje, të kriset edhe kredoja që lideri i Vetëvendosjes ka predikuar me pathos gjatë kohës së opozitës, ajo pra, se ata udhëheqës që nuk vjedhin, nuk përzihen me bandat dhe nuk kanë akuza për krime mbi shpinë, janë të pashantazhueshëm dhe nuk bien pre e asnjë presioni diplomatik. 

Në këtë pikë, koha e idealizmit opozitar ka marrë fund dhe papritmas kryeministri i Kosovës është zgjuar në realitetin cinik të ekuilibrit të forcave dhe politikës të së mundshmes. Bashkë me këtë zgjim është flijuar dhe bindja se mjafton të jesh i pastër dhe i ndershëm për të ruajtur të pacënuar sovranitetin absolut të Kosovës. Ky i fundit varet njëkohësisht edhe nga sfida momentale gjeopolitike, si lufta në Ukrainë, nga gjykime të aty për atyshme të diplomatëve, vendi i punës i të cilëve shpesh varet nga zgjidhja e një episodi të vetëm, nga trysnia e të gjithë faktorëve që janë në lojë. 

Prandaj, në këtë pikë, Albin Kurti gjendet në një kthesë historike të karrierës, kur i duhet ta vrasë rebelin e dikurshëm flokëgjatë e pa kollare, që përmbyste me entusiazëm fuoristradat e UMNIK–ut. Politikani që pretendon se pushtetin nuk e ka qëllim në vetvete, por një mjet për të mbërritur në pikën ku beson, tashmë duhet të ndërgjegjësohet se, në situatën ku ndodhet, nuk e ruan dot më koherencën e plotë mes idealit të opozitës dhe realizmit të pushtetit.

Natyrisht, që kurdoherë në politikë një zgjedhje e tillë ka kosto. Ajo shoqërohet me tërheqjen e mbështetjes të një pjese të atyre që e kanë parë si idhull dhe me zhgënjimin e atyre që kanë besuar të pamundshmen.

Këtej e tutje Albin Kurti duhet t’i bëjë llogaritë edhe me këtë shkëputje. Nga ana tjetër, ata që e gjykojnë atë, ndonëse janë në të drejtën e tyre për të mos lënë rast pa i përmendur dështimin për të mbajtur gjallë iluzionet që ndezi dikur, duhet të jenë të ftohtë e të drejtë në hartimin e bilancit total të tij. Ata mund ta kritikojnë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, se i gënjeu teksa predikonte që pastërtia dhe morali janë armë të mjaftueshme për të pasur sukses në politikë, por ama nuk mund ta mohojnë se, qoftë edhe në humbje, kryeministri i Kosovës i ka kultivuar këto vlera.

Sot qeveria e Vetëvendosjes është një rast sui generis në një rajon ku, nga Beogradi në Tiranë, sundojnë klika që grabisin popullin e tyre, vjedhin zgjedhjet dhe blejnë mediat. Për kabinetin Kurti as dhe kundërshtarët më të mëdhej nuk guxojnë të pretendojnë afera korruptive, lidhje me krimin e organizuar, joshje të mediave apo prapësim të standarteve demokratike. Dhe ky është një tjetër metër me të cilin duhet të matet qeveria më demokratike në rajon. Kjo qasje e virtytshme nuk duhet anashkaluar.

Ndonëse ajo nuk është garanci për të korrur fitore maksimale ndaj Beogradit, as për të kthyer mendjen e ndërkombëtarëve të lëkundur, sërisht ajo mbetet një fat për qytetarët e Kosovës, që kanë privilegjin e përfitimit nga një shtet ligjor ku me ku më të lartë se fqinjët e tyre serbë apo shqiptarë.

©Lapsi.al


20 Comments

    1. Tre metra ka, siguri, ekonomi dhe demokraci. Nese ne keto tre rrafshe Kosova eshte mire, atehere Albini ka bere pune te mire. Nese jo, jo.

    2. Zoti gjykon , . . .njerzit jane mëkatarè, albin kurti ka identitet , te tjeret leshojne vetem pordha

  1. Bushat shkrimi eshte i mire por mundohesh te justifikosh Kurtin.
    Kurti kujton se ja kush borxh mbrojtjen e Kosoves edhe atij i kane dhene kamxhikun e beut.
    Ata qe te mbrojne me ushtare dhe armatim ata diktojne edhe politiken e Kurtit.
    Liria nuk eshte e lire,.
    Kalova lumin te dhjefsha kalin eshte nje melodi e stervjeter shqiptare dhe qe Kurti u mundua ta zbatoje edhe ne BE dhe USA.Por ndalu beg se ka hendek.
    Dhe Kurti si nxenes i klases se pare fillore shkoi dhe ul ne banken e pare duke menduar se do te jete nxenes i zellshem.
    Kurti cfare ka bere ate do ti bejne e te mohosh UCK as vete Osmanesha nuk e beson.

    1. Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe Fuck europe

    2. Shqiptaret e ketej kufirit jane te pa afte te zgjedhin nje kryeminister normal , dhe japin komente per te tjeret, ky eshte absurdi ,qe ai qe sla men per vete jep per te tjeret

  2. Kosova me Kurtin po fiton kohen e domosdoshme per perballjen me Serbine. Mos haroni se ne kohen e shqiperise te viteve 1920 -30 Jugosllavia dergonte ushtrine ne Shqiperi deri ne Tirane sa here qe donte ishin fuqite e medha qe e detyronin te largohej. Koha duhet per fuqizimin ushtarak e stabilizimin e strukturave shteterore. Kurti eshte njeriu qe eshte ne vijen e pare te frontit ne betejen shumediminsionale me serbine, duhet mbeshtetur e jo te shihet me lupen e kundershtareve te tij politik. Te cilet na kane treguar se jane goxha larg aftesise qeverirese te Kurtit

    1. Kurti bashke me ate lopcaren ngelen megallomane dhe bosh.
      Te kundershtosh Ata qe I dhane emrin Kosove ,me mire ik ose zbato ato qe te thone.
      Leri pordhet patriotike kur mohon UCK .Pse me repartin e zjarrfiksave do mbrosh kosoven apo me ate koperativisten qe vishet per zbor me citjane sikur po lufton nga hoteli.
      Kurt je kaposh dhe bosh.
      Ben mire te vish ca dite nga Tirana qe te marresh vesh ndonje gje.

  3. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

  4. Po pra vjen nje dite dhe populizmit i del boja… Po tani Bushati na fton ne nje gjest altruizmi: te mbyllim syte forte e te mos ta shofim bojen qe ka dal rrugeve.
    Prandaj edhe ti Bushat duhet te dalesh e ti kerkosh falje Thacit & Co… qe donin me ja dhen Veriun Serbis jo sepse ishin te shantazhueshem, por sepse e kishin largpamesine me pa se me Veriun neper kembe do tu ndodhte sic i ka ndodh Serbise me Kosoven neper kembe, as e q… as e leshon…

  5. Kurt bashke me Osmanin do ta hidhni vallen sic duan ata qe ju dhane lirine.
    Nderkombetaret ju dhane edhe lirine edhe shtetin dhe do te dine tju sjellin sic e do situata.
    Ato dokrrat nacionaliste jepja Gjeneral Osmanit qe vishet sikur po shkon ne lufte pa asnje ushtar.
    Rrumpalle Kurt,oh si do te kendosh prape.
    Perfundimisht do thuash qe ishte ari po paska qene lepur.

  6. Nqs Kurti nuk ka pune te pista te realizuara ne kurriz te taksave apo prones publike, ky eshte jo vetem avantazh ndaj kundershtareve te brendshem, por edhe rrufendjelles i rrufeve te te gjithe hajduteve me apo pa kollare. Prandaj do presim me shume. Sa per politikat per dialogun me Serbine, une e kam besuar se Kurti do te detyrohej te bashkerendonte me amerikanet. Edhe me BE. Nuk ka fuqi Kosova te qendroje ne kembe vetem. Nuk eshte Zvicra. Shto situaten aktuale gjeopolitike pas luftes ne Ukraine. Te gjtha keto te cojne te rezultati i dhene. Une per vete nuk shoh ndonje sakrilegj me c’ka ndodhur. Mire ka bere qe i eshte bindur. Edhe ketu eshte me mire se ky tyryfyli jone, qe ben beteje me ambasadoren e SHBA per kreun e KAPS-it, a thua se nuk e kontrollon prokuror per prokuror! Situata gjeopolitike e ben SHBA te kerkoje stabilitet jo demokraci. Kjo shihet ne Shqiperi apo Serbi, ku dy autokrate qeverisin duke vjedhur vota, para, prona, pushtet, apo duke financuar operacione te paligjshme me para kokaine. Amerika ben sikur nuk ka ndodhur asgje. Madje ne kohen e kanabizimit te Shqiperise, ishte nje peshkatar i famshem qe peshkonte vetem peshksqene e lart, qe pa piken e turpit, na tregonte ne sukseset e luftes ndaj kanabisit.
    Keshtu ka funksionuar kjo pune. Pse te mos ndodhe edhe me Kurtin? Edhe ai do t’i bindet amerikes dhe ketu s’ka asgje per tu shqetesuar, edhe sikur te kete genjyer per kete. Po mban qeverine pa vjedhur. Kjo eshte e reja ne kete rast. Kjo nuk i pelqen shumekujt. Prandaj leshohen si zagare. Ketu akoma kapitalizmi shihet baraz vjedhje. Ky (Kurti) po provon se mund te qeveriset edhe pa vjedhje. Dhe ketu SHBA nuk ka asgje kunder, besoj. Kjo i tmerron mavistet e PS.

  7. Shqiptaret e ketej kufirit jane te pa afte te zgjedhin nje kryeminister normal , dhe japin komente per te tjeret, ky eshte absurdi ,qe ai qe ska men per vete jep per te tjeret, ne zhyt n mut tu u arratis naten pa hene, kemi kapacitete te gjykojme te tjeret hapu dhe e futi brenda

  8. Kjo me duket si duart e pastra te berishes, pastaj u bene te zeza, por ama beri pune ishin justifikimet.

    Tani problemi nuk eshte se Kurti nuk mbajti premtimet e tij, se nje njeri me nje arsyetim minimal e kupton qe nuk mund te mbaheshin.

    Por fakti qe cdo veprim i tij ka sjell regres te pozites se kosoves krahasuar me beogradin, edhe kjo nuk mund te justifikohet, kjo eshte fakt, se mund te qeverisje pa bere sulme te pamatura kundrejt serbise, thjesht do humbje votat e atyre qe ke gjenjyer, por tani pervec votave ke humbur edhe i pjese te kosoves.

  9. Sa here mua ne mes shaleve te Vucicit te me shikoni,
    te shkruani kunder Albin Kurtit kurre mos harroni,

    Ti thoni se po ben lojen e Vucicit e te Serbise,
    kete e keni porosi nga kreu i juaj i Qeverise,

    Se amanet na ka lene nana jone PPSH kurdoher,
    qe Kopilin tone te tjereve t’ua veme ne preher,

    Ky Albin Kurti keshtu sic e ka nis e po vazhdon,
    Mua aty poshte shaleve te Vucicit me acaron!

  10. Duket sikur Albin Kurti eshte lene i vetem nga politika shqiptare gjuhefolese dhe nuk e kuptoj ende aneksimin dhe hezitimin per ti thene Serbise kur e ka gabim dhe te suportoje Kosoven.

  11. Guxoi .Veproi.Shkoi deri ne limitin qe kane realishte Shqiptaret.A fitoi?Sharlatanet si mulazim i peshtiri zeka thone qe humbi.Jo shqiptaret e vertete,politikanet e vertete shqiptare,analistet e vertete shqiptare,ata shqiptare qe nuk jane sharlatane,servile,qe sjane te pamoral e perkrahenTre kryeministra ne tre shtete shqiptaresh kane vetem nje kryeminister shqiptare qe punon per shqiptaret.Dhe ai eshte Albin Kurti . Kosova ka njeriun e duhur ne kohen e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.