• |
ide | kryesore

Elhaida Dani reagon pas finales së “DWTS”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar së fundmi pas finales së “Dancing with the Stars”. Përmes rrjetit social,Instagram, Elhaida falenderoi publikun për mbështetjen. “Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm! Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund”,shkroi ajo.

Edhe anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për  Ehaida Dani dhe Ardit Çunin.

“Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkroi ajo për këngëtaren.

Ndërsa për Ardit Çuni, producentja u shpreh: “Secili ka kohën e tij. Ndoshta duket se Ardit nuk është vlerësuar, por unë mendoj që këto eksperienca po e përgatisin për diçka më të madhe. Më ka bërë përshtypje si pas daljes nga “BBV” e ktheu Instagram-in e tij në një “podcast”, pra vuri humbjen në funksion të tij. Ka treguar që është talent në kërcim dhe që punon fort. Më pëlqeu që erdhi edhe tek “afterparty” edhe pse i mërzitur nga humbja”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *