• |
ide | kryesore

Laboratori i køkainës në Fier, Apeli miraton masat për 5 të akuzuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka miratuar masat “arrest me burg” për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë pas qelive. Në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për 5 nga të akuzuarit. Kjo pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim.

5 nga të akuzuarit që u lanë në burg nga Apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Kjo erdhi pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion për kokainë.

SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën të miratoj gjykimin e shkallës së parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *