• |
ide | kryesore

Neymar nuk ishte në funeralin e Pelé, kritika nga Brazili: “Për festa arrinte të merrte leje”

-Instant, Sport
Neymar



Neymar përfshihet sërish nga kritikat në Brazil. Ylli i Paris Saint Germain nuk mori pjesë në funeralin e legjendës braziliane Pele. Kaq mjaftoi që të vërshonin komentet negative ndaj tij. Kur u përhap lajmi për ndarjen nga jeta të O’Rey, Neymar i bëri homazhe legjendës braziliane në rrjetet sociale: “Para Pelé, 10 ishte vetëm një numër. E lexova këtë fjali diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali e bukur është e paplotë. Do të thosha se para Pele, futbolli ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e ka shndërruar futbollin në art, në argëtim. U dha zë të varfërve, zezakëve dhe mbi të gjitha i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur, por magjia e tij do të mbetet. Pele është i përjetshëm!”.

Një mesazh emocionues ai i Neymar, që tani duhet të përballet me kritikat që vijnë nga Brazili. O’Ney është aktualisht është një nga yjet më të mëdhenj të kombëtares braziliane. Të gjithë prisnin që ai të ishte i pranishëm në funeralin e legjendës braziliane. Megjithatë, 30-vjeçari zgjodhi të qëndronte në Francë për t’u stërvitur me PSG, në vend që të udhëtonte për në Brazil. Kjo pavarësisht pezullimit që e bënte atë të padisponueshëm për ndeshjen kundër Lens.

KRITIKA NGA BRAZILI: “PËR FESTA, ARRINTE TË LIROHEJ”

Një zgjedhje që shpërtheu kritikat e tifozëve, por edhe shtypit brazilian. Prezantuesi i Brasil Urgente, Jose Luiz Datena, e kritikoi hapur sulmuesin: “Neymar shumë mirë mund t’i kishte kërkuar PSG të vinte këtu. Ai i ka kërkuar tashmë disa herë klubit që të vijë në festa. Pse të mos i kërkonte PSG leje që t’i thoshte lamtumirë Pelé? Mendoj se Neymar, si lojtar brazilian, e kishte detyrim të vinte dhe të shihte funeralin e Pele për t’i thënë lamtumirë. Ishte e rëndësishme për futbollin brazilian”.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Mungoi Neymar, por vendin e tij e zuri babai i tij: “Jam këtu për të mbështetur familjen, kemi humbur shumë. Ai ka frymëzuar shumë njerëz dhe sporte. Ai ka frymëzuar të gjithë brezat, ka qenë gjithmonë referencë. Kjo është arsyeja pse djali im më kërkoi të isha këtu për të mbështetur familjen. Ne e dimë se si është të humbasësh dikë. E jo vetëm që kemi humbur një sportist, kemi humbur një qytetar, njeriun Pele”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *