• |
ide | kryesore

Piqué dëshiron të luajë për klubin ku është president: Andorra ka vetëm një pengesë… rrogën e tij

-Instant, Sport
Andorra



Gerard Pique, pak muaj pas tërheqjes nga futbolli, po mendon të rikthehet në fushë. Mbrojtësi dëshiron ta bëjë me fanellën e Andorra. Një operacion që mund të duket i thjeshtë, por në realitet nuk është. Ka dy pengesa kryesore për tu kapërcyer për vetë-pagën e tij, të dyja të lidhura me kontrollin e rreptë ekonomik të La Liga.

Më 3 nëntor, Pique i dha lamtumirën futbollit. Ish-mbrojtësi, i cili kishte shumë pak hapësirë te Barcelonë në javët e para të kampionatit, vendosi të tërhiqej. Dy muaj më vonë, megjithatë, Pique po mendon të kthehet. Në fakt, spanjolli ka ndërmend të luajë në Kategorinë e Dytë, te Andorra e tij, por nuk është aq e thjeshtë. Para së gjithash, sqaron Relevo, ish-mbrojtësi duhet të presë disa javë.

Për të qenë menjëherë në dispozicion, Gerard e ka mbajtur kontratën e tij me Barcelonën e do të vuajë dënimin prej katër ndeshjesh të marra në ndeshjen kundër Osasuna më 8 nëntor. Plani i 35-vjeçarit ishte i thjeshtë: të kryejë pezullimin, të prishë kontratën dhe të transferohet te Andorra me një transfertë të lirë.

DY PENGESA: RROGA E LARTË E TAVANI I PAGAVE

Një plan perfekt sigurisht, por sa keq që ka komplikime. Janë dy pengesa kryesore, të dyja të lidhura me kontrollin e rreptë ekonomik të La Liga. E para është paga, e cila në rastin e Piqué këtë sezon të fundit ishte mbi 20 milionë euro. Edhe nëse Andorra, ku ai është president, zgjedh pagën minimale, do të jetë La Liga ajo që do të përcaktojë sa është ky “minimum”. Në të vërtetë, paga e Pique duhet të kalojë përmes një komisioni vlerësimi. Ai përbëhet nga tre profesionistë të pavarur, jashtë La Liga.

Normalisht, ky komitet i lejon lojtarët të nënshkruajnë duke pranuar një pagë shumë më të ulët se sa kanë marrë më parë. Por në raste si ai i Piqué çështja nuk do të zgjidhej gjithsesi. Duke qenë se Pique fitoi 20 milionë, Andorra nuk mund ta zvogëlojë kurrë pagën e tij në 10, por as të arrijë në 5. Sepse do të futej në lojë pengesa e dytë: tavani i pagave.

Andorra, këtë vit, ka një tavan pagash prej 6.529 milionë euro. Edhe nëse Komisioni Vlerësues do të pranonte ulje rroge deri në 2 milionë euro, nuk do ta zgjidhte çështjen. Klubi nuk do të ishte në gjendje të linte vend për Piqué dhe pagën e tij.

ANDORRA-PIQUE, ZGJIDHJET E MUNDSHME

Zgjidhja e parë është rritja e kapitalit. Por edhe njëherë rregulloret nuk e favorizojnë. Nuk mund të rritet kapitali në mënyrë të pakufizuar, por maksimumi me 25% të xhiros. Andorra e ka është rreth 10 milionë, prandaj maksimumi mund të rrisë kapitalin me rreth 2.5 milionë dhe ndoshta nuk do të mjaftonte për La Liga. Zgjidhja e dytë, më e lehtë, do të ishte gjetja e sponsorizimeve të reja që rrisin kufirin e pagave të klubit. A do t’ia dalë Pique?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *