• |
ide | kryesore

Rolling Stone: “Tigri” i Arkanit që vràu njerëz, shëtit i lirë si DJ nëpër Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës së Bosnjës, është sjellë në vëmendje nga revista e njohur amerikane “Rolling Stone”. Revista shkruan me detaje se si një çetnik serb, i quajtur Sërgjan Goluboviq (Srđan Golubović) dhe gjithashtu i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë burrë e grua.

Tridhjetë vjet pasi një grup masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga anëtarët e grupit të famëkeqit Arkan nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime.

Dhe për dekadat e fundit, njëri prej tyre ka arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane

Bëhet fjalë pikërisht për DJ Max apo Srgjan Goluboviq, shkruhet më tej në shkrim.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri

Pjesë nga artikulli:

Për të bëmat e Goluboviçit ka folur fotografi amerikan, Ron Haviv, i cili në atë kohë ishte në moshë të re. Ai kishte takuar Tigrat e Arkanit në Kroaci, ku edhe i kishte fotografuar.

Arkanit i kishte pëlqyer një fotografi, në veçanti: komandanti paramilitar duke qëndruar para burrave të tij të uniformuar, duke pozuar me një tigër bebe në njërën dorë dhe një armë në tjetrën. Havivi qëndroi me Tigrat për një ditë, më 2 prill, 1992.

Haviv, tani një fotograf i njohur dhe i vlerësuar me çmime, kapi në film një nga krimet e para të dukshme të luftës të Luftës së Bosnjës.

Një nga fotot që atëherë është bërë simbol i vetë luftës. Haviv shpresonte se kjo do të çonte në përgjegjësi, se mund të ndihmonte në shpëtimin e jetëve.

Por 30 vjet më vonë, shumë nga ata që njiheshin si Tigrat e Arkanit të pranishëm atë ditë ende ecin të lirë.

Një prej tyre, në fakt, po jeton një jetë mjaft publike. Mund ta hasni në një klub, në varësi të vendit ku bëni festë, shkruan “The Rolling Stone”.

Më tej, në artikull flitet për personazhin Xhenita (Dženita), e cila thuhet se jetoi jetë të qetë në Bijelinë, Bosnjë, gjatë gjithë jetës.

Jashtë komandot, me armë të bëra gati, i bërtisnin Abdiramit dhe Hamijeta Pajazitit (Abdirami dhe Hamijeta Pajaziti), një çift rreth të tridhjetave, që përpiqeshin të iknin.

Ata i bërtitën edhe Havivit që të mos bënte më fotografi.

Haviv kujton se u kthye për t’u strehuar pas një kamioni.

“Dëgjova disa të shtëna duke ecur. Bëra dy foto dhe më pas vendosa të kthehem”, thotë Haviv: “Dhe ndërsa po kthehesha, ata e qëlluan atë (Hamijetën)”.

Ndërkohë, Rexhep Shabanoviq (Redžep Šabanović), babai i Admirit, ishte shtrirë ende në oborr. Xhenita mund ta shihte trupin e tij nga brenda shtëpisë. Ai ishte përpjekur të arratisej kur hynë Tigrat e Arkanit, kujton Xhenita. Tani, ai kishte vdekur.

“Tifa [gruaja e Rexhepit] donte t’i afrohej”, thotë ajo. “Njerëzit e Arkanit ishin në shtëpi dhe filluan të qëllonin drejt saj”.

Haviv, ende jashtë, shikonte teksa burrat e sillnin Tifën përpara murit me tulla të kuqe që rrethonte shtëpinë. Pamja e tij u bllokua pjesërisht pasi u dëgjuan të shtëna të tjera.

Dj Max

Trupi i Tifas ishte shtrirë në tokë, pranë trupit të Abdiramit dhe Hamijetës, me duart mbi kokë. Haviv shkrepi një foto.

“Nuk e di kush i qëlloi”, thotë Haviv sot.

Por ishte e qartë se Tigrat e Arkanit po grumbullonin dhe synonin civilët.

E megjithatë, pavarësisht publikimeve burrat e fotografuar nuk janë gjykuar kurrë për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjet e Bijelinës.

Ndërsa gjykatat në Ballkan kanë paditur qindra njerëz për krime të kryera gjatë luftës në një proces gjyqësor që ka zgjatur për dekada, qindra raste të krimeve të luftës në të gjithë rajonin mbeten të pazgjidhura.

Në Bijelinë, si shumë vende anembanë Bosnje dhe Hercegovinës, njerëzit e akuzuar për mizori ecin në të njëjtat rrugë me viktimat e tyre.

Shumica e Tigrave të Arkanit nuk janë përballur me pasoja për vrasjen, përdhunimin, plaçkitjen dhe dëbimin e civilëve nga shtëpitë e tyre.

Në fund të vitit 1995, lufta në Bosnje kishte mbaruar dhe një skenë nëntokësore rave po lulëzonte në Beograd.

Për rininë e qytetit, ishte një shpërqendrim i mirëpritur nga realiteti dërrmues i jetës së përditshme.

Hiperinflacioni i fillimit të viteve 1990 bëri që shumë të mos arrinin të përballonin mallrat bazë. Sanksionet ndaluan importet dhe eksportet dhe udhëtimet ajrore ndërkombëtare për vite me radhë. Interneti nuk ishte ende i përhapur dhe propaganda ndoti peizazhin e informacionit.

Diku tjetër në botë, mesi i viteve nëntëdhjetë ishte epoka e Tupac, Oasis dhe Fugees.

Por në Serbi, shumica e të rinjve nuk mund të përballonin ose të kishin akses në të dhënat. Shumë i kthyen radiot e tyre në B92, një stacion serb nëntokësor që sfidoi nacionalizmin e linjës së ashpër të asaj kohe, duke transmetuar lajme nga bota e jashtme së bashku me muzikën rock dhe elektronike.

“Skena elektronike ishte e lidhur me lëvizjen kundër luftës”, thotë Sasha, një ish-entuziast tekno dhe dëgjues i pasionuar i B92, tani në të dyzetat, i cili frekuentonte protestat e Beogradit në vitet nëntëdhjetë.

Arkani

“Ishte një arratisje nga jeta jonë e përditshme”. Ajo që Sasha dhe fansat e tjerë të muzikës elektronike në atë kohë nuk dinin ishte se një nga të rinjtë premtues të skenës, Sërxhan Goluboviq (shpesh i shkruar Srdjan Golubovic në anglisht, dhe për të mos u ngatërruar me regjisorin e filmit me të njëjtin emër), kishte veshur uniformën e Tigrave të Arkanit.

Ai kishte qenë një luftëtar në luftën kundër së cilës po protestonin.

Gjithashtu do të akuzohej, nga shtypi vendas dhe anëtarët e publikut, se ishte i riu me uniformë, të cilin Haviv e fotografoi në vitin 1992, duke synuar trupin e gjakosur të Tifa Shabanoviqit.

Kur u vendos në Bosnje, sipas burimeve të shumta, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quajtën atë Max.

Në festat e Beogradit, njerëzit e quanin “Kapiten Maks”.

Në vende ku organizohej muzikë  dhe koncerte, ai ishte DJ Max, emri me të cilin ai ende performon, megjithëse performancat e tij janë më të rralla këto ditë.

“Rolling Stone” ka shqyrtuar shumë fotografi nga Haviv, të realizuara në Bijelinë më 2 prill, pesë prej të cilave duket se tregojnë Goluboviqin.

Në një tjetër, ai është fotografuar në patrullë me Tigrat e Arkanit.

Dhe në njërën, të cilën “Rolling Stone” po e publikon për herë të parë, një Goluboviq i ri me fytyrë foshnje ulet në një “Suzuki” blu.

Fotografia është bërë në të njëjtën ditë me masakrën, thotë Haviv, dhe është fotografia më e qartë deri më tani që tregon praninë e Goluboviqit në Bijelinë.

Dy banorë të Bijelinës thonë se i njohin ndërtesat e vjetra në fotografi, disa minuta më këmbë nga vendi i masakrës.

Goluboviq refuzoi kërkesa të shumta intervistash për t’iu përgjigjur pretendimeve se kishte luajtur një rol në vrasjet masive në Bijelinë.

“Rolling Stone” i dërgoi atij dy foto të bëra nga Haviv – fotografia më e famshme e Havivit në Bijelinë, dhe fotoja e motoçikletës e papublikuar më parë.

“Unë nuk po jap pëlqimin tim që emri im apo fotografia ime të përmendet në artikullin tuaj”, shkroi Goluboviq, duke shtuar: “U konsultova me avokatin tim dhe siç e kuptova, nuk është e ligjshme të publikosh ndonjë informacion të rremë për dikë”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *