• |
ide | kryesore

Shthuret Kukësi, prishet kontrata edhe me Gyasi: në shënjestër pagat “e rënda”

-Instant, Sport
Gyasi



I parafundit në renditje pas 15 javësh kampionat e një merkato që fillon me spastrime. Jo lojtarë që nuk bëjnë punë, sepse kjo do të ishte e kuptueshme. Por ata që kanë pagat e rënda e që klubi, tani jashtë objektivave, i konsideron të tepërta në këtë situatë. Pas Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi kontrata e të cilëve u ndërpre në fund të 2022, me mirëkuptim, sipas asaj që bëjnë të ditur te Blutë, ka qenë radha e Edwin Gyasi.

Largimi i anësorit, që kishte treguar një potencial të mirë në fushë, është zyrtarizuar sot nga klubi. Si zakonisht një njoftim i thjeshtë për shtyp, ku saktësohet se mesfushori ganez nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve. “FK Kukësi njofton se futbollisti Edwin Gyasi nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Gyasi për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Për momentin asnjë lojtar në hyrje. E për një skuadër që rrezikon mbijetesën, edhe pse kishte pretendime të mëdha, është disi alarmante. Deri tani nga Kukësi janë larguar Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit dhe pas falenderimeve për kontributin lojtarët kanë marrë valixhet. Duke patur parasysh lëvizjet e shumta që bën Kukësi, edhe në janar, sigurisht që drejtuesit e klubit do të bëjnë lëvizjet e tyre, duke forcuar ekipin, por për momentin po heqin qafa pagat e rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *