• |
ide | kryesore

Tim Judah: “A do të mbarojë ndonjëherë lufta e Kosovës”?

Arkiva, Kryesore



Gazetari dhe analisti i The Economist dhe njohësi i Ballkanit Perëndimor, Tim Judah, ka botuar një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në artikullin e titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës” autori shpjegon se ka një kalendar strikt të krizave që krijojnë Prishtina dhe Beogradi, duke pershkruar perpjekjet e pales kosovare per te vendosur sovranitetin ne veri qe pasohet gjithnje me ngritjen e barrikadave.

Në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çfarë i thanë disa banorë serbë nga veriu i Kosovës.

“Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra i kishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi. Por, s’ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar këtë përveç nëse nisni të bëni pyetje të cilat s’do t’iu pëlqenin atyre që i dëgjojnë, ta zëmë se çka është e vërtetë e çka është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, që besohet të ketë kontroll të madh këndej pari…” – shkruan Tim Judah.

Ai shton se njerëzit në veri të Mitrovicës thjesht duan “jetë normale” por vë pikëpyetje nëse kjo është e mundshme.

Judah citon Marko Jakshiqin që i tha këto fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po e bën të njëjtën gjë si Millosheviqi gjatë viteve nëntëdhjetë, vetëm se tani kanë ndërruar kahet.”

Judah që udhëheq edhe rrjetin e gazetarisë investigative BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk e sheh me interes kompromisin me Kosovën.

Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dëshiron ndarjen teritoriale dhe se ëndërron kthimin në kohë.

“Vuçiq ende dëshiron ndarjen, dhe ai flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”.
Në artikull.thujet se shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin si kokëfortë dhe kjo ka bërë që ai ta humbasë njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur  ashpër ndaj Vuçiçit ka dhënë rezultate, si psh. kandidatura për në BE dhe premtimi për liberalizimin e vizave: “Vuçiq është në disavantazh dhe është detyruar të lëshojë pe në disa çështje gjatë muajve të fundit. Më 15 dhjetor, Kurti aplikoi për anëtarësim në BE dhe i ka siguruar një premtim Kosovës se nga viti 2024, qytetarëve të saj nuk do t’u kërkohen viza Schengen”, ka shkruar Judah. Arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve shihet problematike edhe në aspektin personal. Gazetari Tim Judah kujton një intervistë me ish-presidentin Hashim Thaçin. Ai thotë se gjatë bisedës me të, Thaçi e kishte pyetur: “A po takohesh me Aleksandrin?” Në fillim, Judah,  tregon se nuk e mori vesh për kë bëhej fjalë, por pastaj e kuptoi se Thaçi po fliste për Vuçiqin.

Ndërsa bën paralelizmin me marrëdhënien e sotme Kurti-Vuçiq ai thotë se të dy liderët nuk i flasin njëri tjetrit në emër. Vuçiq dhe Kurti e përçmojnë njëri-tjetrin. Kur Vuçiq ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb; më 1 dhjetor, Vuçiq e quajti publikisht Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çdo raporti personal e bën shumë më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje, përfundoi gazeta

Njëri prej të intervistuarve në këtë artikull është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ky i fundit ka thënë se momentalisht, njohja nga Serbia nuk shihet si e mundur.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, thotë ndër tjerash Judah, duke cituar ambasadorin Hovenier.

Përkundër kësaj, kuptohet, ai nuk e mohoi mundësinë e njohjes, si pika e fundit e marrëveshjeve mes palëve.

Siç parafrazohet të ketë shtuar Hovenier: “Ka mundësi reale drejt njohjes, nëse angazhimi momental është hap i përkohshëm drejt saj”.

Gjithsesi, kreu i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se problemet mes palëve mund të tejkalohen.

Lapsi.al / Marrë me shkurtime nga artikulli i Tim Judah:A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës” 



7 Comments

  1. E mira dhe e keqa u krijua si sprov per njerzit dhe sejcili nga ne cfar te mbjellin do korrin Zoti Madherishem i ka krijuar dhe ndar gjerat si pergjegjsi per njerzit duke e ber sejcilin pergjegjes per angazhimin e vet ne dhogari

  2. arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *