• |
ide | kryesore

U përgjysmuan pagat, punonjëset e fasonerisë në Bilisht dalin në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë dalë në protestë këtë të mërkurë. Shkak i kësaj proteste është bërë ulja e pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie. Sipas punëdhënësit të tyre ato nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore. Po ashtu, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Ndërkohë tjetër shkak i kësaj proteste ishte pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla. Sipas saj ajo kishte kërkuar lejen e zakonshme të punës. Megjithatë ajo ka marrë nga punëdhënësi njoftimin për pushim nga puna. Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *