• |
ide | kryesore

Ukrainë, lufta ka shkaktuar mbi 700 miliardë dollarë dëme në ekonominë e vendit

-Instant, Lajme, Planet



Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar tashmë më shumë se 700 miliardë dollarë dëme në ekonominë e vendit, tha të martën kryeministri ukrainas Denys Shmyhal. Duke folur në një mbledhje të kabinetit në Kiev, Shmyhal tha se një nga prioritetet e qeverisë për këtë vit është “rimëkëmbja e Ukrainës”.

Së bashku me Bankën Botërore, autoritetet ukrainase planifikojnë të kryejnë një verifikim të nevojave të Ukrainës për “rimëkëmbjen sa më të shpejtë”, tha ai. Shmyhal tha se në fillim të qershorit të vitit të kaluar, shuma e dëmit vlerësohej në rreth 350 miliardë dollarë.

“Duke pasur parasysh sulmet e fundit në infrastrukturën tonë, që nga sot, ky numër i kalon 700 miliardë dollarë,” vuri në dukje ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *