• |
ide | kryesore

Video/ Lazio, Immobile nuk mjafton, Lecce përmbys Sarrin: Roma cinike, mjafton një penallti për të mundur Bologna

-Instant, Sport, Video
Lecce



Dy skuadra romane zbresin në fushë në të njëjtën orë, për javën e 16 të Serie A por rezultatet ishin të kundërta. Roma fitoi minimalisht në shtëpi kundër Bologna. Mjaftoi një 11 metërsh i shndërruar në gol nga Pellegrini në fillim të ndeshjes, që verdhekuqtë të marrin 3 pikët. Në Lecce nisi mirë për Lazio, por pas golit të Immobile skuadra e Sarrit lëshoi shumë. Lecce e përmbysi në pjesën e dytë me golat e Strefezza (57′) e Colombo (71′).

ROMA 1-0 BOLOGNA

Roma rifilloi kampionatin me një fitore të ngushtë, që i lejoi verdhekuqtë të shkëputen nga Atalanta në renditje. Në Olimpico, një penallti e realizuar nga Pellegrini në pjesën e parë mposhti 1-0 Bologna. Në fakt, ndeshja u vendos në minutën e 6, kur Lucumi pengoi Dybala në zonë. Kapiteni i Mourinho theu Skorupskin nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë u rrit shumë presioni i emilianëve, por goli i barazimit nuk erdhi. Për Romën problemi i vetëm është shqetësimi për Zaniolo dhe Dybala, që dolën jashtë para kohe.

Ndeshja u zhbllokua menjëherë. Në minutën e 6 Dybala u rrëzua në zonë nga Lucumi. Një penallti e qartë që Pellegrini e transformoi duke zhvendosur Skorupski. Shumë pak emocione. Një goditje nga jashtë zonës nga Mancini, që shkoi mbi traversë ashtu si goditja në akrobaci e Orsolini. Pak para pushimit Dybala provoi, gjithnjë mbi traversë. Mundësia më e mirë ishte për Zaniolo, që në rrëmujë goditi jashtë nga fare pranë. Nicolò pothuajse përfitoi nga një rrëmujë në mbrojtje në fillimin e pjesës së dytë, me Skorupski që evitoi rrezikun. Në minutën e 60 fantazisti u dëmtua, i zëvendësuar nga Abraham.

LECCE 2-1 LAZIO

Hapet me një disfatë viti 2023 për Lazio, që humbet 2-1 në Via del Mare kundër Lecce. Skuadra e Sarrit mbetet në kuotën 30 pikë, duke rrezikuar të humbasë kontaktet me Juventus. Bardhekaltrit kaluan përpara me diagonalen e Immobile, në një asist të Casale në minutën e 14. Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Strefezza (57′) e Colombo (71′) i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Baroni.

Lazio priste tre pikët e firmosura nga Immobile, por Strefezza dhe Colombo i prishën festën. Lecce mposhti Lazio 2-1 me përmbysje. Krijesa e Sarri zgjati më pak se gjysmë ore lojë, pastaj u zhduk nga fusha. Ndeshja mes vendasve dhe bardhekaltërve u zhbllokua në minutën e 14. Diagonale fituese e Immobile, në ndeshjen e parë si titullar pas dëmtimit të gjatë. Verdhekuqtë reaguan dobët dhe në dy situata rrezikuan të pësojnë të dytin. Pas kthimit nga pushimi, me 0-1, Baroni luajti kartën Di Francesco. Ky i fundit testoi menjëherë Provedel, i aftë të refuzonte. Vendasit u përmirësuan dhe barazuan me me goditjen e Strefezza në minutën e 58. Lazio zhduket nga fusha dhe Lecce mori guxim, duke shënuar 2-1 në minutën e 71 me Colombo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *