• |
ide | kryesore

Video/ Milik në minutën e 91′ i jep Juventus fitoren e shtatë radhazi, Cremonese i anullohen dy gola: ndalet 1-1 Fiorentina

-Instant, F1, Sport, Video
Milik



Juventus fiton me shumë fat në Kremona, duke marrë fitoren e shtatë radhazi në Serie A. Allegri duhet të falenderojë shtyllat, që ndalën dy herë vendasit dhe dy golat e anulluar të Cremonese. Vendosi goli në shtesë i Milik, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit. Barazim ndërkohë në ndeshjen në Franchi mes Fiorentinës dhe Monzës.

CREMONESE 0-1 JUVENTUS

Cremonese dorëzohet 0-1 ndaj Juventus në javën e 16 të Serie A. Bardhezinjtë e Allegri, vuajtën shumë kundër skuadrës kuqegri të Alvini, por morën fitoren e tyre të shtatë radhazi në kampionat. Megjithatë për ta bërë këtë u duhej të prisnin kohën shtesë. Një ndeshje e vështirë, me Cremonese që iu anulluan dy gola dhe goditi dy herë shtyllën me Dessers dhe Felix. Juventus nga ana e tij u përplas disa herë në pritjet e Carnesecchi, që gaboi vetëm në minutën e 91. Goditja e dënimit e Milik, e befasoi portierin, me topin që u përplas në shyllë para se të përfundonte në rrjetë.

Lexo më tej: Video/ Leao e Tonali shembin Salernitanën, Milan presion kreut: Sampdoria merr fitoren e dytë sezonale

“Luca Vialli shëno për ne”: ishte banderola prekëse e sektorit të Jugut kushtuar sulmuesit nga Kremona, që gjeti lavdinë te Juventus. Një dedikim i bukur për lojtarin që po lufton me sëmundjen, që hapi sfidën në Zini. Ndeshja megjithatë u vendos në kohën shtesë nga një goditje dënimi e Milik, me bashkëpunimin e Carnesecchi, jo i pakapshëm në këtë rast. Polaku firmosi fitoren për Juventusin, e shtata radhazi që e mban skuadrën e Allegri 2 pikë larg Milan në vendin e tretë.

FIORENTINA 1-1 MONZA

Përfundon 1-1, ndërkohë, në Franchi sfida mes Fiorentinës dhe Monzës për javën e 16 të Serie A. Golat e shënuar mbajnë firmën e brazilianëve, me avantazhin e vendasve të firmosur nga Cabral (19′) dhe barazimin e Carlos Augusto (61′). Pikë e rëndësishme për Palladino që ekuilibroi ndeshjen dhe bëri një tjetër hap të vogël drejt shpëtimit. Italiano mund të jetë i pakënaqur nga rezultati, që e lë dhjetë pikë larg zonës së Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *