• |
ide | kryesore

Zbulohen prezantuesit e ‘Golden Globes 2023’

Paparazzi, Slider



Shoqata e shtypit të huaj të Hollivudit po zbulon listën e prezantuesve të Golden Globes 2023.

Billy Porter, Jamie Lee Curtis, Niecy Nash-Betts, Nicole Byer dhe Quentin Tarantino do të jenë ndër ata që do të shpërndajnë statujat e arta në shfaqjen e çmimeve të 10 janarit, njoftoi HFPA. Grupit i bashkohen gjithashtu edhe; Ana Gasteyer, Colman Domingo, Michaela Jaé Rodriguez, Natasha Lyonne, Tracy Morgan dhe Ana De Armas. Kjo e fundit është e nominuarpër aktoren më të mirë në një film-dramë për filmin Blonde. Më shumë prezantues do të zbulohen në fund të kësaj jave.

Komediani Jerrod Carmichael do të kryesojë ceremoninë e 80-të vjetore të Golden Globes, që shënon rikthimin e shfaqjes së çmimeve në televizion pas një viti jashtë transmetimit. Eventi u përball me kritika në lidhje me mungesën e diversitetit dhe praktikave të votimit të HFPA. Chloe Flower do të performojë në këtë event.

Shfaqja do të nderojë gjithashtu Eddie Murphy si marrësin e çmimit Cecil B. DeMille 2023 . Ryan Murphy, krijues i shfaqjeve hit si Glee dhe American Horror Story, do të vlerësohet për “karrierën e tij televizive”, duke marrë çmimin Carol Burnett.

Ceremonia e 80-të vjetore e Golden Globes  do transmetohet më 10 janar në NBC./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *