• |
ide | kryesore

Adele zbulon problemin shëndetësor

Paparazzi, Slider



Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas.

Pasi këngëtarja  ngjalli shqetësim tek fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës.

“Më duhet të eci kështu këto ditë pasi kam dhimbje të nervit shiatik shumë të keq”, tregoi artistja. Ishiasi (nervi ishiatik) shkaktohet prej ngacmimit ose dëmtimit të nervit ishiatik – nervi më i madh në trup që fillon prej pjesës së poshtme të shpines, degëzohet nëpër pjesën e pasme të këmbës dhe përfundon tek shputa e këmbës.

Në vitin 2021, Adele zbuloi se dy herë më parë ishte përballur me disqe të rrëshqitura në shpinë. Duke folur me The Face, ajo u shpreh se i ndodhi kur ishte 15 vjeç dhe i shkaktoi dëme serioze. Më pas në janar 2021.“Unë kam pasur dhimbje në shpinë për gjysmën e jetës sime, vërtet”, tha Adele. “Ajo shkaktohet, normalisht për shkak të stresit ose nga një qëndrim i keq”.

Këngëtarja ka bërë tituj me shfaqjet e saj të shitura në Sin City. Madje përdori një shfaqje në dhjetor si një mundësi për t’i bërë një deklaratë dashurie të dashurit të saj, Rich Paul, për ditëlindjen e tij. Adele konfirmoi lidhjen e saj me Paul në korrik 2021, pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki. Dyshja kanë një djal 9-vjeçar Angelo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *