• |
ide | kryesore

Arrestohet 49-vjeçari me armë gati për qitje, i dënuar më parë për vràsje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier pasi qarkullonte me armë zjarri të tipit pistoletë. Ai është kapur në flagrancë me fishekë në fole gati për qitje. 49-vjeçari Shpëtim Kanda ishte i dënuar më parë për dy vepra penale që përfshinin vrasje dhe armëmbatje pa leje. Ky person cilësohet me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.

 



1 Comment

  1. si ka mundesi qe nje person me vepra penale kaq te renda si ky eshte i lire?? dhe me arme me vete prap per te vrare sic ka vrare dhe heret e tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *