• |
ide | kryesore

Ashley Olsen martohet me artistin e njohur

Paparazzi, Slider



Aktorja Ashley Olsen, është martuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, artistin Louis Eisner në një ceremoni në një shtëpi private në Bel-Air.

Disa burime kanë treguar për Page Six se vetëm disa persona morën pjesë në ngjarjen e 28 dhjetorit.

Olsen është në lidhje me Eisnerin që nga viti 2017 – por çifti janë shumë privatë dhe rrallë shfaqen së bashku në publik.

Ata u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për herë të parë shtatorin e kaluar. Ngjarja ishte një festë për Young Eisner Scholars, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga babai i Eisner, avokati Eric Eisner, i cili dikur ishte president i kompanisë David Geffen.

Motra e saj binjake, Mary-Kate Olsen, foli rreth ash  se pse ato janë njerëz të thjeshtë me një stil minimalist në qershor 2021. Aktorj u shpreh se mbajtja e çështjeve të tyre personale jashtë vëmendjes është pjesë e mënyrës se si ajo dhe Ashley u rritën.

 

“Ne jemi rritur për të qenë njerëz diskrete,” tha Mary-Kate për i-D, kur u pyet për stilin e matur dhe modest të labelit të tyre të modës The Row.

“Unë mendoj se potencialisht kjo është vetëm preferenca jonë estetike, dizajni ynë,” shtoi Ashley. “Por kjo nuk do të thotë se ne gjithashtu nuk vlerësojmë diçka vërtet të zbukuruar ose maksimale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *