• |
ide | kryesore

Kur Pele u pagua me shumën e çmendur për të bërë sikur po lidhte këpucët

-Instant, Sport, Video
Pele



Edhe pas vdekjes, eko e mitit të Pele bën jehonë në mbarë botën. Në fund të fundit, po flasim për një nga ikonat më legjendare në historinë e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Tre kampionate botërore të fituara dhe 740 gola në ndeshje zyrtare, 643 prej të cilave me fanellën e Santos. Jeta e Edson Arantes Do Nascimiento, në fakt, është e lidhur pazgjidhshmërisht me Santos, që për të përfaqësonte shumë më tepër se një ekip.

Një thirrje, një arsye jetese, aq sa refuzoi ofertat e pasura nga Europa për të qëndruar në tokën e tij për të pikturuar futboll. Nuk është rastësi që Pele u varros në Memorial Necròpole Ecumènica, varrezat më të larta në botë. Nga kati i nëntë i kullës 108 metra të lartë, mund të shihet Vila Belmiro, stadiumi i Santos. Edhe pas vdekjes, lidhja midis O’Rey dhe popullit të tij është e destinuar të mbetet e pathyeshme.

Një mit plot episode dhe kuriozitete, mbi të gjitha ai që ka të bëjë me dollapin në dhomën e zhveshjes së Santos. I pa hapur kurrë që nga 2 tetori 1974, ditën e ndeshjes së tij të fundit me klubin, ku fshihet një objekt misterioz. Është pastaj edhe një episod që rezultoi një zhvillim të vërtetë përsa i përket marketingut. Skena ishte ajo e Kupës së Botës 1970 në Meksikë, më pas e fituar nga Brazili.

PELE DHE RIVALITETI PUMA-ADIDAS

Ishte viti 1970 dhe në atë kohë rivaliteti mes dy markave sportive gjermane, Adidas dhe Puma ishte më e fortë se kurrë. Sherri mes Adolf dhe Rudolf Dassler, që në vitin 1924 kishte krijuar një kompani që prodhonte këpucë futbolli, rezultoi në një ndarje të pandreqshme në vitet 1940. Adolf krijoi Adidas dhe vëllai i tij, Rudolf, Puma. Në dritën e një rivaliteti gjithnjë e më të ndezur ndër vite dhe shpërthimit të njëkohshëm të mitit të Pele, klima e tensionit mes dy vëllezërve u bë gjithnjë e më e qartë. Të gjithë donin të siguronin figurën e Pele, në atë kohë një përfitim i vërtetë në aspektin komercial.

PELE U SHTIR SIKUR PO LIDHTE KËPUCËT

Megjithatë, një ankand deri në frymën e fundit mund të ishte i dëmshëm për dy vëllezërit. Kështu, ata nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës asnjëri prej tyre nuk do të kishte marrëdhënie komerciale me Pele. Një marrëveshje, e parespektuar nga Rudolf, i cili kontaktoi brazilianin, duke i ofruar atij 120 mijë dollarë (rreth një milion euro sot) për të veshur këpucët Puma, gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës kundër Perusë.

Për më tepër, për të zyrtarizuar marrëveshjen, Pele duhej të bënte sikur i lidhte këpucët para fillimit të ndeshjes. E kështu bëri. Para se të luante topin hapës të ndeshjes, ai u ndal në mesfushë duke pretenduar se po lidhte këpucët. Me pagesën bujare të Puma, kameramani e filmoi në mënyrë perfekte episodin, duke u fokusuar tek gjesti i kampionit brazilian. Një gjest që u përkthye në një përparim të madh komercial për sa i përket shitjeve të Puma, asnjëherë kaq të larta më parë. Një episod që vërtetoi edhe një herë madhështinë e figurës së Peles, një legjendë e paimitueshme brenda dhe jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *