• |
ide | kryesore

Mbappé me pushime me Achraf Hakimi, zbulohet një flirt i ri i francezit: është i përfshirë edhe Van Der Wiel

-Instant, Sport
Achraf



Kylian Mbappé po shijon disa pushime të merituara pas Botërorit. Sulmuesi francez është në shoqërinë e shokut të skuadrës e mikut të tij Achraf Hakimi, në tentativë për të harruar zhgënjimin e madh për finalen e humbur ndaj Argjentinës. Dy lojtarët kanë zgjedhur Nju Jorkun për t’u çlodhur dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Por në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe jeta e dashurisë së sulmuesit të PSG. Mbappé, sipas asaj që bëhet e ditur, i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen transgjinore Inés Rau. Tani vëmendja e Mbappe është te një tjetër modele. Bëhet fjalë për Stephanie Rose Bertram, ish-partnerja e holandezit Gregory van der Wiel, me të cilin ajo ka dy vajza. Pak vite më parë modelja dhe lojtari kanë ndarë rrugët e tyre. Stephanie po ndjek një karrierë të suksesshme në modë, të nisur kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.

Lexo më tej: FOTO/ PSG i dhuron parakalim nderi Lionel Messit për triumfin botëror: munguan Mbappe e Hakimi

Sipas blogerit francez Juice Channel, Stephanie kohët e fundit ka frekuentuar të njëjtat lokale të Mbappé, gjë që konfirmon se të dy janë bashkë. Po sipas tij, ata janë gati të zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë. Burime të tjera thonë se çifti preferonte të mbajnë një profil të ulët, pasi gjithçka është ende në përgatitje. Flaka e re e supozuar e Mbappe është aktualisht në Europë, ndërsa lojtari po udhëton me Achraf Hakimi në SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *