Në Via del Mare në Lecce ka ndodhur një episod i turpshëm gjatë ndeshjes kundër Lazio. Në minutën e 67 arbitri Marinelli ndërpreu ndeshjen për rreth dy minuta për shkak të britmave raciste që vinin nga sektori mik, i pushtuar nga tifozët e Lazio. Në fakt, që në pjesën e parë të ndeshjes në shënjestër ishte vënë Banda. Pastaj, në pjesën e dytë, ‘objektivi’ u bë Umtiti. Pas rikthimit në fushë vazhdoi rregullisht, me folësin e Via del Mare të detyruar të bënte një njoftim për atë që ndodhi. Mbështetësit verdhekuq u përgjigjën duke brohoritur emrin e Umtiti, i cili mori një ovacion të fortë pas kthimit të tij në dhomat e zhveshjes.
BARONI: “BRITMAT TË FUNDOSIN”
“Ne jemi krenarë që kemi lojtarë si Banda dhe Umtiti në grupin tonë. Ata janë gjëra (britmat raciste ed.) që i heqin hapësirën shfaqjes dhe na fundosin të gjithë ne që jemi në fushë duke punuar”. Kështu është shprehur për mikrofonat e Sky, trajneri i Lecce, Marco Baroni, që komentoi atë që ndodhi në stadiumin Via del Mare.
TWEET I LECCE
𝑰 𝒄𝒐𝒓𝒊 𝒓𝒂𝒛𝒛𝒊𝒔𝒕𝒊 𝒔𝒐𝒏𝒐 𝒔𝒕𝒂𝒕𝒊 𝑺𝑶𝑴𝑴𝑬𝑹𝑺𝑰 𝒅𝒂 𝒒𝒖𝒆𝒍𝒍𝒊 𝒅’𝒊𝒏𝒄𝒐𝒓𝒂𝒈𝒈𝒊𝒂𝒎𝒆𝒏𝒕𝒐! 𝑻𝒖𝒕𝒕𝒐 𝒊𝒍 𝒑𝒐𝒑𝒐𝒍𝒐 𝒈𝒊𝒂𝒍𝒍𝒐𝒓𝒐𝒔𝒔𝒐 𝒉𝒂 𝒊𝒏𝒊𝒛𝒊𝒂𝒕𝒐 𝒂𝒅 𝒖𝒓𝒍𝒂𝒓𝒆 𝒖𝒏 𝒔𝒐𝒍𝒐 𝒏𝒐𝒎𝒆 @samumtiti !
#KeepRacismOut @SerieA pic.twitter.com/wqGWCOGDQ7
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) January 4, 2023
SOLIDARITETI I INFANTINO
“Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lameck Banda. Thërrasim me zë të lartë JO RACIZMIT!. Le të ngrihen në këmbë shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mire. T’i heshtin të gjithë racistët njëherë e përgjithmonë!”. Përmes Instagram, ku ka postuar edhe një foto të Umtiti me fanellën e Lecce, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka komentuar atë që ndodhi në stadiumin Via del Mare.