• |
ide | kryesore

Sulmohet sërish revista “Charlie Hebdo”/ Hakerohet faqja online

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Charlie Hebdo



Revista e njohur satirike franceze “Charlie Hebdo” ka shkaktuar sërish polemika. 8 vjet pas sulmit kundër redaksisë së saj më 7 janar 2015 në zemër të Parisit ajo është sulmuar sërish. Këtë herë sulmi ka qenë online pasi faqja e saj e internetit u hakerua. Shkak janë bërë disa karikatura të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për sulmin ndaj gazetës. Në mbrojtje nga autoritetet është marrë edhe kreu i gazetës. Karikaturat ishin në mbrojtje të protestuesve që prej kohësh janë ngritur kundër regjimit. Revista satirike franceze është vënë në shënjestër edhe të fondamentalistëve islamikë për shkak të numrit të saj të fundit special. Në veçanti ka qenë një karikaturë ku një grua duket duke urinuar mbi udhëheqësin iranian.

Këtë herë, ndryshe nga karikaturat që shkaktuan sulmin 8 vjet më parë, ka diçka të re. Nuk është më Profeti i Islamit ai që portretizohet, por Udhërrëfyesi Suprem i Republikës, Ali Khamenei shpjegoi Riss, drejtori i Charlie Hebdo. “Udhëheqësi, ndryshe nga Muhamedi, nuk është profet. Kështu që ne mund ta shigjetojmë atë sa të duam” tha ai. Pas botimit, regjimi iranian thirri ambasadorin francez për shprehjen e pakënaqësisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Charlie Hebdo” provokon sërish: Mullahë kthehuni nga keni ardhur (FOTO)

 



3 Comments

  1. Ju jeni dashuri!

    Thene kete sapo dhjeva nje Ayatollah Ruhollah Khomeini…

    Doli i gjate i trashe dhe kaf! Dhe ra pingul ne water!

    Se kisha ngrene nje cik pikante edhe sic dihet errezat vijne nga Lindja e Mesme… keshtu qe…

    E nejse… jo, shume mire tani… gjithcka ok. Jam i liruar. Pra i lire… ne nje fare menyre.

  2. Jorgjica pse nuk prete nga dy qime flokësh për gruan që vdiq në bashkine e lushnjes po dini ae i prisni në televizion për gruan nga irani Herën tjetër bëj një nga liderët suprem shqiptare dhe mbasi ta bësh haje .kjo ska lidhje me mullai iranian që ke bërë dhe mire e ke Bere .Kjo ka lidhje me dyfytyresine tuaj ,të shoqatave te grave në Shqipëri të deputetëve shqiptare dhe njerëzve që na drejtojnë e që mbushin xhepin me parat tona.Jeni hipokrite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *