• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni ndërhyrjen e dhunshme ndaj van de Beek: holandezi del nga fusha në lot

-Instant, Sport, Video
van de beek



Me fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouth, Manchester United ka fiksuar fitoren e tretë radhazi në Premier League. Një ecuri pas Botërorit të Katarit, që e ka ngjitur në vendin e katërt në renditje, që vlen Ligën e Kampionëve. Lajmi i keq për Ten Hag është dëmtimi i Donny van de Beek. Holandezi ishte i detyruar të largohej nga fusha për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë të pësuar në fund të pjesës së parë.

Falë golave të Casemiro, Shaw dhe Rashford, Manchester United likuidoi Bournemouth në Old Trafford. Tani Djajtë e Kuq janë vetëm një pikë pas kushërinjve të vendit të dytë, City. Megjithatë, kur rezultati ishte 1-0, ndodhi një episod që prishi pjesërisht mbrëmjen e bukur të United. Van de Beek dhe mbrojtësi i miqve Senesi u përplasën, me argjentinasin që me një sparkatë të fortë e përplasi holandezin përtokë.

Ndërhyrja e Senesi nuk u duk e keqe. Por falë edhe terrenit të rrëshqitshëm të Old Trafford, mbrojtësi i Bournemouth nuk arriti të ndalonte. Argjentinasi e ngriti në ajër Van de Beek që bërtiti nga dhimbja. Duke parë imazhet, mund të dallohet se si këmba e tij bën një kthesë të panatyrshme, që nuk premton për mirë. Van de Beek arriti të ngrihej, por u detyrua të kërkonte zëvendësimin dhe të largohej nga fusha. Një dalje në lot që e bën lojtarin të frikësohet për një ndalesë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *