• |
ide | kryesore

Video/ “Sozza, ki parasysh…”: fraza e Handanovic për arbitrin tërbon tifozët e Napolit

-Instant, Sport, Video
Sozza



Para fillimit të Inter-Napoli, rekomandimi i Samir Handanovic për arbitrin Simone Sozza nuk kaloi pa u vënë re. Në video, teksa lojtarët janë rreshtuar gati për të hyrë në fushë, duket portieri i zikaltërve. Ai fillimisht i jep dorën Meret dhe kapitenit të të kaltërve Di Lorenzo, pastaj i drejtohet arbitrit Sozza: “Ki parasysh, fishkëlle sa më pak sot eh”. Video, që ngjalli polemika mes tifozëve napolitane, po bën xhiron e internetit.

Lexo më tej: Video/ Inter rihap kampionatin: Dzeko i shkakton Napolit humbjen e parë dhe i bën nder tre skuadrave

Ndërhyrjet e ashpra ndaj Kvaratskhelia në fillim të ndeshjes, pastaj fraza e Handanovic ndaj arbitrit në tunel para hyrjes në fushë. Këto janë disa nga temat në qendër të debatit mes tifozëve të Napolit, pas humbjes së parë të këtij kampionati. Polemikat kishin nisur mes tifozëve edhe para ndeshjes, me emërimin e Sozza. Arbitri ka lindur në Milano, ndaj dhe është paragjykuar për ndeshjen në San Siro. Çështja u bë më serioze pas përhapjes në internet të një video. Aty portieri i Inter shihet t’i afrohet arbitrit duke e pyetur: “Sozza, ki parasysh – tha ai – fishkëlle sa më pak sot”.

Një frazë e thënë me tone të lehta, por që zemëroi tifozët e Napolit. Sidomos pasi në minutat e para të ndeshjes pati disa ndërhyrje të ashpra nga zikaltërit. Ndërhyrje të cilët nuk u fishkëllyen nga arbitri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *