• |
ide | kryesore

Video/ Tallja epike e Afrikës së Jugut pas lapsusit të CR7 në konferencë

-Instant, Sport, Video
cR7



Të martën Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht nga klubi i tij i ri, Al-Nassr. Një prezantim në stilin madhështor, i denjë për një kampion të famës së tij. E portugezi i ekzaltuar, në konferencën e shtypit, i lejoi vetes edhe ndonjë gabim. Makroskopik, në fakt, gafa e CR7, që përmendi Afrikën e Jugut në vend të Arabisë Saudite, kur fliste për vendin ku do të vazhdojë karrierën e tij. Një gafë që nuk ka kaluar pa u vënë re. E së cilës shteti afrikan i është përgjigjur me stil, në rrjetet sociale.

“Të vij në Afrikën e Jugut nuk do të thotë t’i jap fund karrierës sime”. Kjo është gafa e bujshme e Cristiano Ronaldos në konferencën për shtyp të prezantimit te Al-Nassr, një klub me qendër në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Një lapsus ndoshta për shkak të ngjashmërisë midis emrave të dy kombeve në anglisht, “Saudi Arabia” e “South Africa“. Të dyja të përbëra nga dy fjalë që fillojnë përkatësisht me S dhe A. Gabimi sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe në rrjetet sociale ka pasur shumë komente, batuta dhe meme. Por postimi i publikuar nga organi zyrtar i turizmit të Afrikës së Jugut fiton me diferencë…

GJETJA E AFRIKËS SË JUGUT

Pas gabimit të CR7, talljet dhe ngacmimet kanë mbërritur me shumicë nga e gjithë bota. Rrjetet sociale janë pushtuar nga të gjitha llojet e postimeve mbi këtë temë. E Afrika e Jugut, në këtë rast organi i turizmit të vendit, nuk humbi mundësinë për t’i hyrë çështjes në sparkatë me një tëeet epike: “Duke pritur me durim të mbërrijë Ronaldo. Sidoqoftë, në çdo kohë je vërtet i mirëpritur në Afrikën e Jugut”, shkruan enti, duke e shoqëruar me një video të një stadiumi bosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *