• |
ide | kryesore

Vrasja për një birrë në Prizren, i afërmi i të mbijetuarve rrëfen detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimin që tronditi Prizrenin, ku i vrarë mbeti Visart Cengu nga Kukësi.

Për këtë ngjarje autor i dyshuar është Dibran Hoxhaj, i cili tashmë është i arrestuar. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa i afërmi i tyre ka treguar si ka ndodhur krimi i rëndë.

Ai thotë se “Kobra” i ka qëlluar pabesisht, ndërsa thekson se vrasja ndodhi për një birrë.

Debati agravoi duke shkuar te përplasja fizike dhe në fund “Kobra” i ndoqi deri te parkingu dhe i qëlloi në makinë.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha për “5pyetjet.al” familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.



2 Comments

  1. Jane kafshe kosovaret, jane beseprere! Hiqen sikur jane me Skenderbeun dhe thone jemi turq myslymane.
    Sa te futet Serbi ne BE te gjithe di kerkojne pasaporta serbe.

  2. Jo te gjithe kosovaret jane plehra, por per fat te keq shumica jane! Dhe u erresohen syte nqse kane konflikt me shqiptare, ndersa serbi ne veri u ve barrikada dhe u rruajne topet! Te q*fsha kriminelin, per 100 euro!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *