• |
ide | kryesore

29 të vrαrë në operacionin për kapjen e djalit të “El Chapo”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
El Chapo



Të paktën 29 persona u vrαnë gjatë operacionit të përgjakshëm për arrestimin e djalit të mbretit meksikan të drοgës “El Chapo”. 32-vjeçari Ovidio Guzmán-López, i dyshuar se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u dërgua në Mexico City.

Gjatë dhe pas arrestimit u vranë 10 ushtarë dhe 19 anëtarë të kartelit. Më pas anëtarët e tërbuar të bandës ngritën postblloqe rrugësh, u vunë flakën dhjetëra automjeteve dhe sulmuan aeroplanët në një aeroport lokal.

“35 ushtarakë u plagosën gjatë operacionit. 21 persona të armatosur u arrestuan”tha të premten Ministri i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval. Guzmán-López, me nofkën “Miu” u mor me helikopter dhe u dërgua në kryeqytet ku po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale. Ai akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq të Sinaloas, një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.

Operacioni i mbikëqyrjes 6-mujore për kapjen e Guzmán-López pati mbështetjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara. SHBA kishte vendosur një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacionin që do të çonte në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij, të cilët gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup. Mediat vendase shkruajnë se një gjykatës federal ka pezulluar çdo proces ekstradimi kundër tij.

Forcat meksikane të sigurisë kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij. Ata kanë thënë gjithashtu se informacionet tregojnë se Guzmán-López urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari të njohur meksikan që refuzoi të këndonte në dasmën e tij.

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të vizitojë Meksikën për një samit të liderëve të Amerikës së Veriut javën e ardhshme. Ai do të mbërrijë të dielën, një ditë më herët nga sa pritej. Nuk u dha asnjë arsye pse ai do të mbërrijë më herët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Fevziu eshte i interesuar se mos ka ndonje shqiptar atje qe te nise per ndonje intervju.
    na njoftoni tek Lapsi ose tek opnioni per ndonje zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *