Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej disa ditësh nuk shfaqet në daljet publike të fillimvitit. Gjatë përvjetorit të gazetës Rilindja Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi tha se Berisha është i sëmurë nga gripi ndaj e kishte të pamundur pjesëmarrjen në atë aktivitet.
Por ndërsa kreu i PD-së është në shtrat në pritje për t’u shëruar, aleati i tij, Ilir Meta u shfaq sot për një vizitë të papritur në selinë blu ku takoi Flamur Nokën. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite në PD, megjithëse kur u pyet në Klanifornia për ambiciet e Metës për të marrë drejtimin e opozitës, Berisha u shpreh: “Ai e di që stërgjyshi im ka jetuar 120 vjeç”.