• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski: Tërheq vetëm meshkujt e këqinj

Paparazzi, Slider



Emily Ratajkowski po flet hapur për takimet pas divorcit.

“Ndjehem sikur tërheq meshkujt më të këqinj”, rrëfeu modelja në podkastin e saj, “High Low With EmRata”. “Dua një burrë të sigurt. Por nuk dua një burrë tepër të sigurt që ka diçka për të provuar dhe po përpiqet ta provojë atë nëpërmjet meje. Kjo nuk është ajo që dua”, u tha ajo dëgjuesve të saj.

Modelja ishte e lidhur me Davidson në nëntor, pasi martesa e saj me producentin Sebastian Bear-McClard përfundoi.

Ratajkowski ishte e dashura  e fundit ne Davidson, pas romancave të profilit të lartë me Kim Kardashian, Ariana Grande, Kaia Gerber, Cazzie David, Phoebe Dynevor dhe Kate Beckinsale.

“Unë jam ndjerë gjithmonë si një grua e fortë”, zbuloi EmRata. Nuk kam patur nevojë për një burrë pasi kam qenë e sigurt financiarisht. Ajo që unë urrej me takimet me burrat në veçanti, është se ata duan një femër të pavarur por më pas fillojnë të ndihen të nënvlerësuar. Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me ato ndjenja, dhe fillojnë të zemërohen dhe t’iu shkatërrojnë. “Është shumë e padrejtë. Mendoj se shumë burra që në fakt thonë se duan një grua të fortë, nuk dinë si ta trajtojnë atë. Kjo është arsyeja pse e  kuptoj lidhjen me femra”. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/28/emily-ratajkowski-dhe-pete-davidson-i-japin-fund-lidhjes/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *