• |
ide | kryesore

Fier, 30- vjeçari zhduket pa lënë gjurmë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Familja Sakaj në Suk të Roskovecit kërkonë ndihmën e policise për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh Ferit Sakaj 30 vjeç. Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më pare familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kane kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij. 30- vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë mëparë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qënë në datën 1 janar 2023..

Familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke pershkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër,14 vjeç Ergis Sakaj, gjeti mbytjen po në lumin Seman ne muajin gusht të vitit 2022. E ëma e 30 vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më. Familjaret pohojmë se 30 vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Njoftimi i policisë:

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *