• |
ide | kryesore

Më 16 janar, Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Lajme, Të fundit
Kushtetuese



Ditën e hënë do të mblidhen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur që mbledhja të zhvillohet ditën e hënë (16 janar) në orën 09:30.

NJOFTIMI:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 30.12.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkuruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 16.01.2017 dhe rishpallur më datë 19.04.2019, 03.06.2021, 31.01.2022, si edhe më datë 28.10.2022.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga pika 3 e nenit 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 4 të Rregullores së Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 16.01.2023, ora 09.30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *