Teksa ka paralajmëruar një konferencë në orën 12:00, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë blu. Mësohet se Meta do te takohet me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është i pranishëm.
Ky është takimi i parë mes aleatëve opozitarë për këtë vit. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë po diskutohet mes tyre.