• |
ide | kryesore

Ndarja në PD/ Meta: Ata që janë peng i Ramës nuk e gjejnë dot rrugën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe dy grupeve brenda saj.

Sipas Metës kushdo që ka vullnetin për tu vendosur kundër qeverisjes të cilën e cilëson si ‘regjimi mafioz’, padyshim që e gjen mënyrën dhe shpreh vullnetin për tu bashkuar për këtë qëllim të përbashkët.

Lexo më tej: Berisha pas drekës së deputetëve: PD më e bashkuar se kurrë 

Ai shtoi se nëse dikush është peng i Ramës e ka të pamundur të gjejë rrugën, ndërsa shtoi se për shqiptarët do ketë 2 kandidatë, kukullat e regjimit të Ramës dhe ata të ndryshimit.

“Mesazhi im dhe i PL-së ka qenë i qartë, për bashkëpunim jo vetëm të faktorëve opozitarë, por edhe të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që kërkojnë ndryshimi dhe vuajnë pasojat e qeverisjes. Mesazhet nga ana e Berishës kanë qenë të qarta për gjithë përfshirje bazuar mbi votë dhe respektimin e votës së lirë për t’i shërbyer qëllimit të përbashkët. Kushdo që e ka këtë vullnet, për tu përballur me regjimin mafioz, padyshim që e gjen mënyrën dhe shpreh vullnetin për tu bashkuar për këtë qëllim të përbashkët. Nëse dikush është peng i Ramës e ka të pamundur të gjejë rrugën, për shqiptarët do ketë 2 kandidatë, kukullat e regjimit të Ramës dhe ata të ndryshimit.

Për mua nuk ka asnjë prapaskenë, janë shpike për të treguar se po punon shumë kur dihet se ai punon vetëm si e si të vjedhë më shumë qytetarët shqiptarë. Jep vetëm disa bukë në mua për pensionistët dhe jep qindra milionë për oligarkët e vetë. Dihet se çfarë po ndodh në aferën e portit të Durrësit dhe afera të tjera, ku përgjegjës është vetëm Edi Rama. Ai përpiqet tua fusë thikën sa më thellë shqiptarëve, ai nuk ka interes në zhvillimin e vendit, integrimin evropian të vendit. Jemi vendi i dytë në botë pas Zambias për të paguar ryshfete, aq më shumë shtohen gjobëvënësit, zvarritësit në çdo nivel”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *